Futboll

Gjermani-Spanjë, ja pse kjo ndeshje mund të ketë vetëm 1 gol

Gjermania, kampionia në fuqi e botës, do të presë Spanjën, fituese e Kupës së Botës në 2010-ën, në atë që pritet të jetë një miqësore spektakolare dhe që do të luhet të premten në mbrëmje në “Esprit Arena” të Dyseldorfit. Të dy këto kombëtare kanë arritur të kualifikohen në Rusi 2018 me lehtësi dhe këto miqësore të fundit në prag të Botërorit do të jenë një mundësi e mirë për të provuar forcën kundër një rivali prestigjioz.

Tri ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur me rezultatin 1-0.

Gjermania do të vijë në këtë ndeshje pas dy barazimeve të marra në miqësoret e luajtur nëntorin e kaluar, 0-0 kundër Anglisë dhe 2-2 kundër Francës. Nga ana tjetër, Spanja ka shkatërruar 5-0 Kosta Rikën dhe ka barazuar 3-3 me Rusinë. Gjermanët janë të pamposhtur që nga gjysmëfinalja e Euro 2016 që kanë humbur kundër Francës. Aktualisht, ata kanë një ecuri prej 21 ndeshjesh të njëpasnjëshme pa pësuar humbje në të cilat kanë marrë 16 fitore dhe 5 barazime.

Gjermania, gjithsesi, kryeson përballjet e drejtpërdrejta me 6 fitore kundër 4 të Spanjës, ndërsa 2 sfidat e tjera janë mbyllur në barazim.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Spanjën, që humbjen e fundit e ka pësuar në ndeshjen e parë me eliminim direkt të Euro 2016. Ata janë të pamposhtur në 16 takime të njëpasnjëshme në të cilat kanë marrë 12 fitore dhe 4 barazime. Të dy përfaqësueset kanë në përbërje disa lojtarë të talentuar, por edhe disa yje me eksperiencë. Për këtë arsye kjo sfidë garanton emocione dhe spektakël.

Një gol në minutat e fundit nga Toni Kroos i ka dhënë një fitore 1-0 Gjermanisë në takimin e fundit të luajtur kundër Spanjës në 2014-ën. Ajo ka qenë fitorja e parë e “Die Mannschaft” pas 3 humbjeve radhazi të pësuara në 3 takimet e mëparshme me “La Furia Roja”.

 

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Messi dyfishon shifrat për “katalanasit”

Delo.autor

4 ndeshje në 9 ditë, masakrohet fusha e “Selman Stërmasit”

Q.Autor

PRESIDENTI AGIM ADEMI JEP LAJMIN: Kosova me trajner gjerman

F.autor

Leave a Comment