Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË HAP LARG AKORDIT/ Mbrojtësi Bitri drejt largimit nga Partizani. Zbulohet skuadra e re

Eneo Bitri pritet të jetë largimi i radhës nga skuadra e Partizanit. Mbrojtësi 24-vjeçar ishte në bisedime të avancuara me ekipin Dinamo Brest, por në fund asgjë nuk u konkretizua.

Ndërsa, tashmë, ka një tjetër ekip që i është vënë pas shtatlartit të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Astanën, ekipin që militon në elitë në Kazakistan. Bitri i ka bindur drejtuesit e Astanës dhe negociatat me agjentin e lojtarit kanë nisur.

“Panorama Sport” mëson se bisedimet janë në një fazë tepër të avancuar dhe gjithçka është thuajse e kryer. Sezoni i shkuar ka qenë më i miri në karrierën e Bitrit. Mbrojtësi 1.92m i gjatë ka luajtur 34 ndeshje në Superiore duke shënuar edhe dy gola.

Related posts

ILIR DAJA BEFASON/ Zbulon problemin e madh të Skënderbeut! (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Chelsea dëshiron të bëjë HAZARDIN lojtarin më të paguar, por ai NUK firmos SEPSE…

Isa.Autor

FORMULA 1/ 15 milionë euro arkëtime në Monza, Leclerc: Nuk qenka ëndërr…

Delo.autor

Leave a Comment