Futboll Sport

NJË MAKINERI LUFTE/ Shifra perfekte, Italia tremb rivalët!

10 shtator 2018, 33 muaj më parë, kjo është hera e fundit që Italia e Roberto Mancini pësonte një humbje, e shkaktuar nga Portugalia. Që nga ajo ditë, “azzurrët” kanë nisur një rrugëtim fantastik, kundër Zvicrës regjistruan ndeshjen e 29 radhazi pa pësuar humbje. Armata e Mancinit janë vetëm një hap larg rekordit historik me 30 rezultate radhazi pozitive, një arritje që daton në vitin e largët 1939. Italia nuk di vetëm të jetë fituese apo e pamposhtur, di edhe të argëtojë publikun, pa frikë mund të themi që është skuadra më e bukur në këtë “Euro2020”, edhe shifrat i japin të drejtë: 2 fitore në 2, gjashtë gola të shënuar asnjë i pësuar.

Që nga fillimi i 2021 porta e Donnarumma është e paprekur, për herë të fundit pësonte gol kundër Holandës më 14 tetor 2020. Donnarumma me 785 minuta pa pësuar gol është vënë në ndjekje të legjendës Dino Zoff që e mbajti portën të pa prekur për 1,143 minuta. Mancini ka ndërtuar një bunker të vërtetë por ndryshe nga kjo tradite shekullore, Mancini ka gjetur balancat e duhura edhe në sulm, në dhjetë ndeshjet e fundit kanë shënuar plot 31 gola. Këto janë fakte dhe numra që me të drejtë i japin më shumë besim tifozëve azzurr se finalja e Wembely nuk është një mision i pamundur.

Related posts

VIDEO/ City i Guardiolas e fillon me fitore vitin 2018

Q.Autor

CHELSEA MERR VENDIMIN/ “Blutë e Londrës” nuk dëshirojnë Higuain në janar për shkak të…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ SPAL/ Ranieri kritikon: Të përmirësohemi në aspektin fizik dhe atë…

Delo.autor

Leave a Comment