Futboll Seria A Sport

RENDITJA E CIES/ Gjimshiti më i miri, në top 10-shen e Serisë A. Shikoni vlerësimin për legjionarët

Berat Gjimshiti është shqiptari me performancën më të mirë në kompleks, krahasuar me të gjithë lojtarët e Kombëtares. Mirëpo, nuk mjafton me kaq, pasi qendërmbrojtësi i Atalantës, falë parametrave që ka regjistruar këtë edicion, e gjen veten në vend të tetë, mes të gjithë futbollistëve të Serisë A. Myrto Uzuni është sulmuesi i pestë i renditur në kampionatin hungarez, për nga talenti, ambicia, performanca dhe gjithçka ka treguar këtë edicion të tij të parë në elitën hungareze.

Renditja e CIES – Observatori Europian i Futbollit ka bërë një klasifikim të vlerës së lojtarëve, me përfundimin ku në 31 ligat europiane, duke mos qenë të gjithë lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti del shqiptari me pikëzimin më të lartë. Si kritere të këtij studimi janë gjestet teknike në fushë, paraqitjet dhe vlerësimet personale, si dhe arritjet me skuadrën ku luajnë, duke nënvizuar se për çdo kampionat apo kategori ku luajnë, ka një koeficient që futet në vlerësim.

Pas tij, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla plotësojnë treshen e kuqezinjve me pikët më të larta. Ismajli dhe Myrto Uzuni janë dyshja e radhës që renditen në vend të katërt dhe të pestë. Mërgim Mavraj, i tërhequr nga Kombëtarja, gjendet në vend të gjashtë e pas tij Tomas Strakosha. Në këtë renditje, mungojnë disa prej kuqezinjve, pasi jo çdo kampionat dhe jo çdo kategori janë të përfshira.

Related posts

Torino arrin marveshjen me mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

Dorëzohet Reali, Bayern nuk e ka humbur joshjen

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli Rashica drejt largimit, kalon tek skuadra që rrezikon rënien nga Bundesliga

Delo.autor