Futboll Sport

NJË NATË PËR T’U HARRUAR/ Penalltia e humbur nga Mbappe tërbon tifozët francez, shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Surpriza e madhe e raundit të 16-të të Euro 2020 ishte eliminimi i Francës, ekipi kampion bote në fuqi dhe favoriti numër “1” për fitoren finale të turneut.

Kombëtarja e Deschamps, pasi kaloi në epërsi me dy gola në minutën e 81-të, u barazua dhe u mund me penallti.

Gabimi vendimtar erdhi nga njeriu më i shumëpritur, Kylian Mbappé, i cili kërkoi falje në mediat sociale pas disfatës:

“Është shumë e vështirë të kthesh faqen. Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, ne nuk ishim në gjendje të arrinim qëllimi tonë.

Më vjen keq për këtë penallti të humbur. Doja të ndihmoja ekipin por nuk munda. Gjumi do të jetë i vështirë, por fatkeqësisht janë uljet dhe ngritjet e këtij sporti që unë e dua shumë.

E di që ju tifozë ishin të zhgënjyer, por ende dua të ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar gjithmonë te ne.

Gjëja më e rëndësishme do të jetë të ngrihem dhe të kthehem edhe më i fortë për ndeshjet e ardhshme. Urime dhe fat të mirë për Zvicrën”.

Mbappé sigurisht nuk ishte në natën e tij më të mirë. Në 120 minuta ai goditi 8 herë, por 0 në portë.

Vetëm 2 duele të fituara nga 8 gjithsej dhe asnjë driblim nuk ishte i suksesshëm nga 5 të provuar.

Një natë për t’u harruar, e bërë edhe më negative nga penalltia vendimtare e dështuar.

Pele u përpoq të gëzonte kampionin e PSG-së në rrjetet sociale: “Mbaje kokën lart, Kylian. Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”, mesazhi i brazilianit në Tëitter.

Por, jo të gjithë e kanë kaluar me filozofi dhe pak trishtim…

Në fakt, në rrjetet sociale është shfaqur një video ku disa tifozë të Francës te penalltia e humbur nga ylli i PSG kanë thyer televizorin duke e goditur me çfarë të gjendej në dhomë, më së shumti karrige…

VIDEO

Related posts

MILANI NJË KOLONI ARBËRESHE/ Njihuni me futbollistët me prejardhje shqiptare

Isa.Autor

Napoli “pa portier”/ Klubi italian kërkojnë “merimangën” e Meksikës

Isa.Autor

ISHTE OBJEKTIV PËR LIVERPOOL NË MERKATO/ Van Dijk i dëmtuar, Klopp nuk blen zëvendësuesin e tij

Delo.autor

Leave a Comment