Futboll Sport

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ DANIMARKËS/ Mesfushori Barak: Zgjedhja për ta luajtur ndeshjen në Baku është…

Çekia e tij është gati të befasojë përsëri në këtë Europian.

Pasi ka eliminuar Holandën, kombëtarja çeke do të përballet me Danimarkën në çerekfinale.

Një ndeshje që mesfushori i Verona-s, Antonin Barak e pret me shumë entuziazëm, por edhe me zemërim për shkak të vendit që është zgjedhur për takimin.

Siç ka raportuar Goal, Barak nuk është i bindur për zgjedhjen e Bakut si vendi për ndeshjen kundër danezëve dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij:

“Nuk e kuptoj këtë zgjedhje. Nuk do të jemi në gjendje të kemi tifozët dhe familjet tona atje. Zgjedhja për ta luajtur ndeshjen në Baku është e pakonceptueshme”, ka thënë Barak.

Dhe më tej: “Nëse do të luanim në Kopenhagen, Danimarka do të luante në shtëpi, por do të mund të kishim edhe shumë tifozë çekë dhe do të gjithsesi më mirë”.

Related posts

Manchester United ofron 100 milionë euro për Ter Stegen

Sadik.Autor

GJYQTARËT SHQIPTARË NË CHAMPIONS/ Arbitrit Jorgji i besohet dueli Atalanta-Young Boys

Delo.autor

Arsenal – Manchester City, gati për finalen e madhe

Q.Autor

Leave a Comment