Futboll Seria A Sport

“NUK JAM I KËNAQUR KËTO DY VITE”/ Mesfushori i Juventus rrëfen vështirësitë që ka kaluar tek “bardhezinjtë”

Futbollisti i Juventusit, Aron Ramsei po kalon sezonit e dytë tek bardhezinjtë teksa nuk ka mundur dot të gjejë formën e tij më të mirë duke u kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta.

Në një prononcim për mediat nga grumbullimi me kombëtaren e Uellsit, 30 vjeçari u shpreh se ka kaluar dy sezone zhgënjyese tek Juvja, por pasi të mbarojë Kampionati Europian do të rikthehet përsëri në Torino.

‘’Padyshim që ka qenë një periudhë shumë zhgënjyese për mua gjatë dy viteve të fundit. Unë kam kaluar disa dëmtime të vogla të cilat më kanë penguar të kem vazhdimësi.

Është zhgënjyese kur arrin në një klub të ri dhe nuk mundesh tu tregosh të gjithëve atë që je i aftë të bësh.

Ky ka qenë gjithmonë problem sepse dëmtimet të lënë mbrapa me ritmin dhe të kthejnë pas nga shokët e skuadrës, Dhe periudha e pandemisë gjithashtu kishte ndikimin e vet, por jam një lojtar i Juventusit dhe do kthehem mbas Kampionatit Europian’’, e mbylli fjalën e e tij Aron Ramsei.

Related posts

Mbyllet merkato e janarit, disa lojtarë të njohur kanë mbetur pa ekip

Q.Autor

EFEKTI I TRANSFERIMIT TË CR7/ Juventus bëhet e treta në botë me më shumë…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shtyrja e Olimpiadës shpresë të sportistët rusë, CAS vendos në nëntor

Delo.autor

Leave a Comment