Futboll Shqipëri Sport

MUZAKA DHE BREGU SPEKTAKOLAR/ Skënderbeu dërrmon Partizanin dhe mer KREUN

Ashtu si në fazën e parë, Skënderbeu i shkakton një tjetër humbje Partizanit. “Demat” u mundën në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-2 me golat e Muzakës dhe Bregut, që shënuan në pjesën e dytë.

Në një ndeshje të kujdesshme dhe me pak raste për shënim, ishin tifozët e Partizanit ata që dhuruan spektakël në pjesën më të madhe të ndeshje, kjo pasi skuadrat ishin mjaft të kujdesshme që të mos pësonin gol. Kjo gjë i bënte të ndrojtura në fazën e sulmit dhe të dyja ekipet prisnin momentin e duhur për të krijuar situata të rrezikshme në portat kundërshtare.

“Demat” ishin disi më kërkues, pasi ngacmuan më shumë me Asanin, por pa rrezikuar seriozisht portën e Teqes. Edhe fillim i pjesës së dytë nuk kishte shumë ritëm dhe sërish raste e rrezikshme ishin me pikatore. Bekimi i korçarëve erdhi nga stoli, me Muzakën që kthe u në gol mundësinë e parë që ju dha. Mesfushori që në prekjen e parë mundi që të realizonte “perlë”, pas harkimit fantastik të Ditës.

Në minuta e mbetura Partizani e shtoi presionin, por nuk arriti dot që të gjente golin e barazimin, pasi juglindorët ishin të vendosur mjaft mirë në fushën e blertë. Eksperienca në këtë pikë i ndihmoi korçarët që morën një tjetër fitore me shumë vlerë, kjo për faktin se mundin një rival direkt për titull.

“Ujqërit e dëborës” arrijnë që të parakalojnë “demat” në klasifikim dhe komandojnë ata në javën e 10-të të Superiore. Partizani lë kreun, duke pësuar humbjen e dytë, sërish nga Skënderbeu. Kryeqytetasit kanë dhe presionin e Kukësit që është vetëm 3 pikë larg.

Related posts

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

Skandaloze/ Neymar bën gjest antisportiv ndaj lojtarit të Rennes

Q.Autor

KAPITENI MODEST/ Chiellini i gëzohet RONALDOS, por paralajmëron JUVEN

Isa.Autor

Leave a Comment