Futboll Sport

OPINION NGA GARY NEVILLE/ Prisni, nuk ulet kaq shpejt në stol Kane

Nga Gary Neville

Unë e thashë javën e shkuar se Herri Kejn është i pazëvendësueshëm dhe i qëndroj ende kësaj. Mendoj se nëse Herri do të kishte dikë që i afrohej, atëherë mund të mendohej për një ndryshim. Por nuk zëvendësohet Kejn kaq shpejt dhe thjesht për këtë arsye.

Mendoj se ai do të thyejë të gjitha rekordet e Anglisë. Ti nuk e ul kaq thjesht në stol kapitenin dhe golashënuesin më të mirë pas vetëm dy ndeshjesh. Por unë mendoj ende se energjia, shpejtësia dhe intensiteti në lojën e Anglisë duhet të përmirësohet që Kejn të luajë mirë në këtë turne. Në ndeshjen e parë ne menduam se ishte një paraqitje e kontrolluar dhe të gjithë ishin me të vërtetë të lumtur me këtë.

Por kundër Skocisë ishte një rënie drastike. Çdo qendërsulmues do të kishte vuajtur në atë ndeshje. E vetmja gjë që më shqetëson mua tani është gjendja fizike dhe nuk jam shumë i sigurt se nga erdhi kjo. Është një nga dy arsyet:

1) lojtarët janë shumë të lodhur dhe nëse janë, atëherë kemi një problem të vërtetë.

2) ata ishin pak të papjekur dhe psikologjikisht e ndërtuan ndeshjen në një mënyrë të tillë sa u shteruan. Shqetësimi im është se nuk ishte vetëm Kejn problem. Edhe pjesës tjetër i mungoi saktësia. Edhe kur Grilish dhe Rashford hynë në fushë, loja nuk ndryshoi. Dëgjova që Xhejms dhe Shou nuk dilnin në sulm prej udhëzimeve të trajnerit.

Nuk mendoj për asnjë sekondë që ata janë këshilluar nga trajneri që të mos kalojnë gjysmëfushën kundërshtare. Dukej sikur ata nuk mund të dilnin në sulm me shpejtësi, siç i kemi parë gjatë gjithë vitit. Nëse do të kishin dhënë udhëzime të tilla, do të kishin luajtur me Tripierin dhe Uokerin. Unë mendoj se Uoker do të rikthehet në formacion dhe nuk do të ishte surprizë që të ishte edhe Tripier.

Ajo që nuk mendoj se do të shohim, është që Çiluell do të jetë në fushë duke aktivizuar tre mbrojtës të ndryshëm të majtë në 3 takimet e para. Tani është koha për pak vazhdimësi. Duhet të stabilizojmë skuadrën. Kjo mund të thotë se Meguajër duhet të rikthehet. Nëse ai nuk luan ndaj Çekisë, nuk e di nëse do të mund të aktivizohej kundër Francës apo Portugalisë në raundin e dytë. Është o sot o kurrë për Meguajërin.

Related posts

BASKETBOLL/ Fitore pas katër vitesh, Shqipëria mposht Qipron

Delo.autor

Liverpool merr iniciativën në sulm, Reali mendon të mbrohet

Sadik.Autor

Man. United kërkon t’i rrëmbejë një lojtar me peshë Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment