Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Mancini: Kanë mbetur dhe 6 ndeshje deri në finalen e Wembley-t

Italia mposhti pastër 3-0 Turqinë në sfidën hapëse të kompeticionit duke marrë tre pikë e para në Grupin A.

Performanca e futbollistëve italian ishte fantastike duke mposhtur turqit si në rezultat ashtu dhe në lojë. Pas ndeshjes, tekniku Roberto Mançini u shfaq i buzëqeshur duke u shprehur se kanë mbetur dhe 6 ndeshje deri në finalen e Uemblit.

”Ne luajtëm një ndeshje të mirë, madje edhe në pjesën e parë ku nuk gjetëm golin. Ishte ndeshja e parë, nuk ishte e lehtë dhe luajtëm kundër një ekipi të mirë.  Tifozët na ndihmuan dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt.

Mesazh për skuadrat e tjera? Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, është një kënaqësi e madhe për të gjithë italianët. Shpresoj për shumë mbrëmje si kjo, kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në finalen e Uemblit’’, e mbylli fjalën e tij Mançini.

Italia ndodhet në Grupin A me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin, teksa ‘’azzurret’’ marrin 3 pikë mjaft të vlefshme që në start të kompeticionit.

Related posts

FLET PËR OBJEKTIVAT ME PARTIZANIN/ Trajneri Lerda: Do të jetë shumë e vështirë që…

Delo.autor

PARMA-MILAN/ Bruno Alves shokon “Kuqezinjtë”me një “perlë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

16 REALIZIME ME EKIPIN KOMBËTAR/ Sulmuesi i Brazilit në krizë goli, 2 vjet që nuk shënon

Delo.autor

Leave a Comment