Futboll Seria A Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK INTER/ Calhanoglu: I lumtur që vij në një klub të madh, dua të fitoj trofe

Menjëherë pasi hodhi firmën që do ta mbajë të lidhur për tre sezone, fantazisti turk Hakan Calhanoglu dha edhe intervistën e tij të parë si futbollist zikaltër, ku tha se është i ndërgjegjshëm për zgjedhjen që ka bërë dhe se dëshiron të fitojë diçka në Itali.

Sa i kënaqur jeni që keni firmosur me Interin?
Jam shumë i lumtur, pasi e di mirë çfarë do të thotë të jesh këtu, në një klub të madh, skuadër të fortë dhe atmosferë fantastike.

Cili është objektivi juaj me Interin?
Dua të fitoj diçka këtu në Itali, pse jo të mbrojmë titullin kampion me Interin dhe të bëjmë sa më mirë në Ligën e Kampionëve.

Keni folur me Inzaghin?
Po, kam folur dhe e njoh mirë sistemin e tij të lojës. Më ka folur shumë mirë dhe shpresoj që të bëjmë një sezon sa më të mirë këtu te Interi, por mbi të gjitha të mos kem dëmtime.

Ju pëlqejnë më shumë golat apo asistet?
Unë preferoj më shumë asistet, pasi nuk jam futbollist objektiv dhe vë mbi gjithçka objektivat e klubit. Kohët e fundit me Piolin kam luajtur në rolin tim të preferuar dhe jam munduar të bëj më të mirën në fushë.

Keni folur me Emre Belozoglu, që ka luajtur 5 sezone me Interin?
Po, kam folur dhe më ka thënë shumë gjëra të bukura për këtë klub. Më ka thënë të argëtohem dhe të bëj më të mirën në fushë.

Në Gjermani jeni cilësuar si “zoti i goditjeve standarde”…
Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola të tillë edhe te Interi. Natyrisht që duhet talenti, po duhet edhe shumë stërvitje, për t’i gjuajtur mirë goditjet.

Related posts

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ “Klasikja” e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, Vllaznia me njoftim për tifozët

Delo.autor

MERR LAJMIN E KEQ/ Conte humb titullarin për ndeshjen ndaj Cagliarit, ja emri

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA PARISI/ Babai i Neymar :Ka dhe tri vite në kontratë, ne jemi duke…

Delo.autor

Leave a Comment