Futboll Seria A Sport

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Juventus gati të sakrifikojë yllin në këmbim të talentit 19-vjeçar

Mes lojtarëve që kanë shfrytëzuar Europianin për të treguar vlerat e tyre është sigurisht edhe Aaron Ramsey, drejt largimit nga Juventus.

Klubi bardhezi do ta shesë, por të gjithë ofertat e marra deri tani për uellsianin nuk kanë qenë të kënaqshme.

Është e vështirë të arrihet te 7 milionë eurot që lojtari fiton në Torino dhe, sipas Calciomercato.com, ka filluar të marrë formë ideja e një kthimi të lojtarit tek Arsenal.

Për Topçinjtë do të ishte i gatshëm të pranonte edhe një ulje të rrogës, por nuk është e lehtë të arrihet marrëveshja për operacionin.

Para së gjithash sepse klubi londinez nuk ka ndërmend të shpenzojë para për kartonin e Ramsey, të cilin ka dëshirë ta marrë me kosto zero.

Për shkak të probleme ekonomike, Juventus nuk mund ta lejojë një gjë të tillë dhe ka menduar t’i propozojë londinezëve një këmbim.

Në shënjestrën e bardhezinjve duket se ka përfunduar sulmuesit 19-vjeçar Balogun, por për të cilin Arsenal-i ka pritshmëri të mëdha.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Jesse Lingard: Për pak sa nuk e bëra në “BREKË” kur Ferguson…

Delo.autor

VIDEO/ E pabesueshme ç’po ndodh në Napoli-Bologna, 2 gola për 5 minuta

Q.Autor

NBA/ Giannis magjik për Milwaukee, Denver triumfon pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment