Futboll Kategoria Superiore Sport

PASIGURI PËR TË ARDHMEN/ Belajdi Pusi drejt firmës, dy titullarë të Skënderbeut në “ajër

Pas dy largimeve të sigurta, në radhët e korçarëve duket se është koha e konfirmimeve. Me Dajsinanin thuajse të larguar dhe me destinacion Laçin, por edhe Taipin që e ka mbyllur bashkëpunimin me Skënderbeun pas tri sezonesh, tashmë korçarët duket se do të nxitojnë të konfirmojnë pjesën tjetër të ekipit.

Gjithçka duket se do të nisë nga sulmi, atje ku veç Mensah që është nën kontratë me Skënderbeun, gati për rinovim është edhe Belajdi Pusi. Shkodrani që luan sezonin e dytë te Skënderbeu ka një kontratë të vlefshme deri në fund të qershorit, por me opsionin për rinovim edhe për një vit. Këtu duket se palët do të negociojnë për të vijuar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se dëshira e tij është të qëndrojë në Korçë, atje ku ndihet mirë dhe ka besimin e trajnerit Migen Memelli.

Për këtë, sulmuesi duket se është duke pritur një takim me presidentin për të vijuar të ardhmen. Në takimin që mund të ndodhë në fund të muajit, palët do të diskutojnë mundësinë e vijimit të bashkëpunimit për një sezon tjetër ose edhe rinovimin e kontratës së sulmuesit për dy sezone. Me mbylljen e marrëveshjes Pusi do të kompletonte repartin e avancuar të Skënderbeut që do të ishte i pandryshuar nga ai i sezonit të kaluar.

DILEMAT – Vijojnë të jenë dy emrat e përfolur në kampin korçar, Mara dhe Zguro. Të dy lojtarët kanë qenë pika të rëndësishme të Skënderbeut në sezonin e kaluar dhe kanë mbajtur një peshë kryesore te korçarët. Por, përfundimi i kontratës ka sjellë pasiguri sa i përket së ardhmes.

Related posts

TAKIMI I DYTË SERGIO RAMOS-PEREZ/ Ja vendimi zyrtar që ka marrë për të ardhmen

Delo.autor

NISIN VITIN 2021 ME FITORE SPEKTAKOLARE/ “Topçinjtë” mposht me “POKER” West Brom

Delo.autor

“MBRETI” I MBROJTJES VAN DIJK/ Pronari i Liverpoolit lëshon me një batutë: 75% e tokës e mbuluar nga uji, pjesa tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment