Futboll Sport

“PËR MUA NUK EKZISTON MË”/ Presidenti Ceferin akuza të rënda ndaj Agnelli-t: E kam personale. Më gënjeu deri në…

Në një intervistë për francezen “Sofoot”, kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin foli me tone të ashpra për Andrea Anjelin duke e cilësuar këtë të fundit si gënjeshtar.

Ceferin tha se me Anjelin e ka personale pasi njihej prej kohësh dhe presidenti i bardhezinjve e gënjeu deri në minutën e fundit.

“Sinqerisht, ne nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte. Kohë pas kohe kemi marrë kërcënime për ndarje, dokumente mbi këtë temë kanë rrjedhur , por nuk e kemi marrë shumë seriozisht. Andrea Anjeli  në atë kohë ishte President i ECA dhe ishte një anëtar i komitetit tonë ekzekutiv dhe vazhdimisht na siguroi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Sidomos pasi nga ana jonë, ne kishim organizuar disa takime me klubet për t’i paraqitur atyre reformën e re, reformë që votuan dymbëdhjetë klubet rebele. Me përjashtim të ditës tjetër, ata zbuluan projektin e tyre fantazmë.

Në këtë rast, protagonistët mund të klasifikohen në tre kategori. Andrea Anjeli është i pari sepse është personale. Në sytë e mi, ky njeri nuk ekziston më. Mendova se ishim miq, por ai më gënjeu deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke u siguruar që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa një ditë më parë, ai tashmë kishte nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e Super Ligës.

Në kategorinë e dytë, unë vendos një grup udhëheqësish që ndieja se ishin mjaft afër meje dhe që pendohem që nuk më thanë paraprakisht se çfarë po planifikonin të bënin. Më në fund, në kategorinë e fundit, ka menaxherë me të cilët nuk kisha kontakte të privilegjuara. Unë nuk i fajësoj ata, por edhe ata do të duhet të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre”, u shpreh Ceferin.

Related posts

SAMPDORIA-MILAN/ Pioli i beson treshes së sulmit Leao, Giroud dhe Saelemaekers (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK DO TË LUAJNË NË MIQËSORE/ Brazili bën të lumtur trajnerin e Liverpool

Isa.Autor

PAS SUKSESIT NË BOTËRORIN E KLUBEVE/ “Përbindëshat” e Bayern Munich, “tre Mosketierët” që fituan 7 kompeticione

Delo.autor

Leave a Comment