Futboll Sport

Ze Maria pret blerjet, 5 lojtarë i mbajnë pezull merkaton Tiranës

Merkatoja në hyrje mbetet pezull. Edhe pse Tirana ka një listë të gjatë emrash që synon të afrojë për të pretenduar trofe pas rikthimit në elitë, mungojnë zyrtarizimet. Burime në klub konfirmojnë se shumë shpejt do të mbyllin marrëveshjen me 5 lojtarë, megjithatë derisa nuk kanë garancinë e firmës, po tregohen “hermetikë” me emrat. Kështu ngjau me Marko Cetkoviçin, i cili edhe pse i tha “po” ofertës së Tiranës, sa kaloi territorin shqiptar shkoi e firmosi te malazezët e Sutjeskës.

Për të shmangur këtë situatë, drejtuesit duan që të jenë diskretë me pjesën tjetër. Edhe pse vend për të nxituar nuk është se ka, e sidomos kur dihet që për bardheblutë kampionati nis vetëm në gusht, kohë në dispozicion për të “blinduar” blerjet e para nuk është se kanë shumë. Duke qenë se stërvitja do të nisë në fillim të korrikut, kushti i vendosur prej Ze Marias është që të ketë një organikë të plotë në ditën e parë të përgatitjeve.

Domosdoshmëria për të gjetur një fantazist mbetet evidente, megjithatë vështirësia është te gjetja e të duhurit. Në të njëjtë kohë synohen një portier, dy qendërmbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues. Në këtë formë do të plotësohej kërkesa e trajnerit brazilian për të bërë 8 afrime.

SYNIMET – Klubi pret maqedonasin Dejan Blazhevski. Sulmuesi 32-vjeçar ka folur me drejtuesit, madje këta të fundit i kanë dërguar edhe një draft të kontratës, megjithatë fjala e fundit ende nuk është thënë. Disi më ndryshe është situata me Bruno Ditën. Klubi vetëm se i ka bërë me dije që e ka në plane, por kontrata që ka me Skënderbeun është një pengesë e madhe. Ndoshta në fillim të javës së ardhshme do të ketë zhvillime edhe për të ardhmen e mesfushorit.

Në listën e gjatë të emrave që kanë qarkulluar për merkaton e kryeqytetasve janë edhe tre kosovarë, megjithatë as në këtë rast nuk ka firma. Është zbehur disi pista e kapitenit të Llapit, Hamdi Namani, megjithatë opsione mbeten Arlind Shabani i KEK-ut apo 23-vjeçari i Gjilanit, Filonit Shabani.

Related posts

PO PASTRON BALTËN/ Rafael Nadal “me fshesë në dorë” për të ndihmuar pas përmbytjeve (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Penalltia e humbur e Modriç/ DJALI i kapitenit të Flamurtarit shpërthen në LOT (VIDEO)

Isa.Autor

“E KANË ZEMRËN TË LIDHUR ME…”/ Dalin të fshehtat; Messi dhe FABREGAS janë bashkëpronarë të këtij KLUBI me Pique (FOTO)

F.autor

Leave a Comment