Futboll Sport

PËRBALLJA NDAJ LAÇIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Podgoricës: Ishte rivali më i dëshiruar për ne, do të tregojmë…

Laçi do të përballet me Podgoricën në raundin e parë të Ligës së Konferencave. Një kundërshtar i kalueshëm ky për kurbinasit e Shpëtim Duros, ndërkohë që në krahun tjetër, malazezët duken të kënaqur me atë ç’ka i rezervuan goglat.

Podgorica mund të ndeshej kundër Kups, Sarajevos, Slovak Zilinas dhe Laçit. Në një deklaratë pas shortit, trajneeri Dejan Roganoviç, ka deklaruar se Laçi është kundërshtari që ai dëshironte dhe tani është momenti që malazezët të tregojnë dhëmbët.

“Ne nuk ishim të privilegjuar në short dhe e dinim se përballje të vështira në prisnin. Morëm një listë me katër rivalë të mundshëm. Mes ekipit finlandez që po e zhvillon kampionatin tani dhe Sarajevës me Zilinën që kanë reputacion në Europë, Laçi ishte rivali më i dëshiruar për ne.

Jam i kënaqur edhe nga ky drejtim, por ende kemi punën e vështirë përpara. E dimë se kampionati shqiptar është i vështirë, i përforcuar nga të huaj. Do të nisim me analizat në ditët në vijim dhe do të përgatitemi sa më mirë. Edhe pse jemi debutues, jam i sigurt se do të tregojmë dhëmbët dhe do të bëjmë gjithçka për të vazhduar në turin tjetër”, tha Roganovic. 

Vlen të theksohet fakti se Podgorica është themeluar në vitin 1970, teksa atëhere quhej OFK Mlados, teksa në vitin 2019 u riemërua KF Podgorica.

Related posts

“TIRONA, MBYTE BEOGRADIN…”/ Kur Gent Muça festonte me ultrasit “bardheblu” pas një derbi kundër Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

Rekordmeni i botës dëmton gjurin duke luajtur regbi, mbyll sezonin

Sadik.Autor

Mesfushori kroat i Real: Nuk jam i sigurt se ku do të luajë sezonin tjetër…

Isa.Autor

Leave a Comment