Futboll Sport

FRANCË-GJERMANI/ Armatosen “Pancerat”, “Gjelat” i përgjigjen me… pastashutë

Joakim Lëv ishte i qartë në konferencën për sh typ, teksa la të nënkuptohej se Gjermania e tij nuk u trembet kampionëve të Botës duke i karikuar në maksimum lojtarët e tij. “Pancerat” janë gati për t’u përballur me “Gjelat” në një nga duelet që pritet me padurim jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.

Prej më shumë se një jave lojtarët e kombëtares gjermane janë shfaqur shumë të motivuar në konferencat për shtyp duke i shpallur luftë kundërshtarit. Duket se këtë herë gjermanët e kanë seriozisht, edhe pse të pakta kanë qenë rastet kur ata kanë bërë shaka në një turne madhor si Europiani.

Me Sanenë dhe Verner jashtë formacionit, Jogi kërkon t’i surprizojë francezët me Myler-Gnabri dhe Haverc. Në mbrojtje pritet shumë nga eksperienca e Mats Humelsit që do të ketë shumë punë. Pastashuta e paqes – Ndërsa Gjermania projektohet e gjitha në sulm, për të tentuar t’i trembë, Franca ka rigjetur frymën e grupit falë një paqeje të vendosur me pastashutë.

Pasi Zhiru doli mediatikisht duke u ankuar se Mbape nuk i pasonte topin, trajneri Didie Deshamp bëri një gjetje shumë të bukur për të rikthyer paqen dhe harmoninë në skuadër dhe aq më shumë në repartin sulmues. Pasi pa se gjakrat mes dy bomberave ishin nxehur, Deshamp vendosi që të ndryshojë tavolinat ku uleshin dy lojtarët.

Zhiru dhe Mbape u larguan nga tryezat që ishin caktuar në fillim dhe u urdhëruan që të uleshin në tavolinën e Benzemasë. Por, menyja e Karimit nuk ishte si ajo e Mbapesë e Zhirusë, pasi këta të dy nuk ishin aspak qejflinj ëmbëlsirash: “Këtu hahet gjithçka konsumon edhe Benzema, por edhe kapiteni Loris e Varan”.

Por të fiksuar pas fizikut të tyre dhe moskonsumimit të sheqernave, trajneri i “Gjelave” shtoi dozën ku pa se Mbape e Zhiru refuzuan pastashutën: “Nëse nuk e hani këtë që të dy, atëherë nuk ka si të shkojmë mirë në fushë”. Të gjithë qeshën dhe Kilië e Olivie bënë paqe duke ngrënë pastashutën që i dha sërish “sheqer” grupit francez.

Related posts

PLAS LUFTA/ Tension dhe GRUSHTE, degjeneron ndeshja e Kategorisë së Parë

Isa.Autor

I PA FAT/ Makth për Mavrajn: Aventura greke nis me një goditje të fortë

Isa.Autor

AI ËSHTË MË I MIRI/ Patrice Evra kujton kalimin tek United me një postim fantastik (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment