Futboll Sport

PËRJETOI MOMENTE TMERRI/ Yllit afrikan që u shpall kampion në Francë i bëjnë pritë me armë

Mbrojtësi, Reinildo Mandava, që këtë sezon u shpall kampion me Lilën në kampionatin francez, përjetoi një moment tmerrin,  teksa ka rënë në një pritë në qytetin e Zambezia. Kriminelët kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte kampioni i Francës.

27-vjeçari ishte me pushime në vendlindjen e tij në Mozambik, ndërkohë që krejt papritur e gjeti veten të përfshirë në këtë incident të dhunshëm. Për fat të mirë ai ka shpëtuar dhe ia ka dalë të shkojë në rajonin më të afërt policor.

Grabitësit tentuan t’i rrëmbenin makinën, teksa Mandava, ishte duke udhëtuar drejt dasmës së shokut. Mediat raportojnë, se askush nuk u dëmtua përveç makinës së mbushur me plumba.

Related posts

MILAN NË ANKTH/ Ylli i ekipit nuk stërvitet dhe rrezikon ndeshjen ndaj Fiorentina

Delo.autor

KALENDAR I VËSHTIRË PËR NAPOLIN/ Gattuso: Ne do jemi gati për fillimin e kampionatit

Delo.autor

“EJANI NË STADIUM!” Kukësi thirrje tifozëve për sfidën me Partizanin

Delo.autor

Leave a Comment