Futboll Seria A Sport

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Pas fitores 4-0 ndaj Çekisë të premten, ku Italia dhuroi paraqitjen spektakolare të radhës dhe u lëshoi gjithashtu një tjetër mesazh të fortë favoriteve të tjera të “Euro 2020”, Roberto Mançini nuk u kursye: “Dua t’u them këtyre lojtarëve që i adhuroj”.

Por, ndoshta kur dikush përkëdhelet më shumë se ç’duhet, vijnë edhe nga ato gabime që shuajnë të gjithë magjinë e momentit. Në një miqësore brenda grupit të zhvilluar dje kundër adoleshentëve të Italisë U-20, “Axurrët” rekordmenë papritur munden 1-0. Edhe pse ndeshjen e nisën mjaft prej zgjedhjeve të dyta të Mançinit, ku vëmendja ishte e përqendruar te 21-vjeçari Raspadori, në pjesën e dytë (u luajt dy fraksione nga 30), ndër zgjedhjet e para trajneri vuri re një lëshim total, një mungesë dëshire për të luajtur në fushë, mbi të gjitha nga tre prej lojtarëve të tij më të fortë: Emerson Palmieri, Federiko Kieza dhe Andrea Beloti. Me t’i rënë bilbilit të fundit të kësaj ndeshjeje teknike brenda grupit “axurr”, Mançini përshëndeti në mënyrë të hapur adoleshentët e kombëtares U-20, që sollën me këmbë në tokë ndoshta rekordmenët e tij.

Por, pa dashur që askush të mos largohej nga fusha, as “rivalët”, Roberto Mançini lëshoi një kërcënim të hapur, nga i cili ndoshta mund të ketë edhe ndonjë pasojë të pamenduar: “Askush të mos lëvizë nga fusha…”, – tha trajneri teksa iu drejtua me emër e mbiemër atyre që s’i pëlqyen. “Unë nuk jam këtu për të tallur b… Kieza, Emerson e Beloti, këto gjëra shkoni dhe bëjini diku tjetër. Mos harrojmë se Ken (referuar sulmuesit të PSG-së që e la jashtë liste) është në shtëpi dhe po pret. Por, ndoshta ka ardhur koha që të rimendoj edhe një herë shumë gjëra”, deklaroi me tone kërcënuese Mançini, duke bërë që elozhet e së premtes mbrëma të zerohen nga ndeshja e kontrollit e ditës së djeshme brenda grupit italian dhe kombëtares 20-vjeçare.

Related posts

CR7 SYNON NJË TJETËR REKORD/ Ronaldo deciziv, Juventus fiton 2.2 pikë për ndeshje me portugezin

Delo.autor

Xavi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Autobus me ndihma nga Prishtina, tifogrupi “Plisat” nisen drejt… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment