Futboll Sport

“PO TREGOJMË SA VLEJMË, KJO ËSHTË ITALIA”/ Chiesa: Doja të shënoja në ajër

Në 1996-ën Enriko Kieza i shënonte Republikës Çeke gjatë Europianit që atë vit u zhvillua në Angli. Për atë gol, sulmuesi zgjidhte “Anfield Road” të Liverpulit, teksa Italia fitonte me rezultatin 2-1. Gëzimi i Kiezës më krahët hapur bëri xhiron e botës nëpërmjet imazheve televizive, teksa 25 vite më pas, të njëjtën gjë e bën djali i tij.

Federiko Kieza ishte njeriu që i dha të shtunën fitoren Italisë pasi koha e rregullt përfundoi pa gola e me shumë vuajte. Babë e bir, bëhen të vetmit italianë në historinë e Europianit që arrijnë të bëjnë diçka të tillë. Ndërkohë, mesfushori i Juves ka edhe një meritë tjetër:

Ai i tij ishte goli i parë i Italisë në kohën shtesë në Kampionatin Europian. Të gjitha herët e mëparshme, Italia nuk kishte shënuar asnjëherë, duke shkuar në lotarinë e penalltive në 6 nga 7 raste: përjashtimi i vetëm, deri pardje, ishte goli i artë i Trezegesë në Europianin e vitit 2000 të cilin e fitoi Franca.

Sa për familjen Kieza, prej disa vitesh tashmë ekziston edhe një video kur Enriko mban në krah Federikon. I pyetur nga gazetari se kush do të shënojë golin e radhës, djaloshi i vogël i afrohet mikrofonit dhe thotë: “Do ta shënoj unë”. U tha, u bë. 25 vite më pas mban “premtimin” dhe fut mbiemrin e Kiezave në historinë e Europianit.

DEKLARATA

“Urime lojtarëve të Austrisë, sepse luajtën me të vërtetë mirë”, deklaroi Federiko Kieza pas ndeshjes, duke vazhduar më pas: “Ishte një raund i shkëlqyeshëm për 1/8-at, por në fund erdhi goli ynë dhe besoj se e merituam. Përgëzimet i takojnë trajnerit që gjithmonë na dëshiron të gatshëm teksa ne mundohemi t’ia shpërblejmë besimin.

Të mos harrojmë, jemi 26 dhe madje sonte, si kundër Uellsit, ata që hynë kanë treguar se janë të gatshëm dhe i kanë dhënë një ndihmesë të madhe ekipit”. Në fjalën e Kiezës nuk mund të mungonte edhe një koment në lidhur me golin, i cili, siç thamë, e ka futur në historinë e Italisë, por edhe të Europianit për shkak të golave që kanë shënuar ai dhe babai i tij 25 vite më parë.

“Isha i zoti duke ruajtur qetësinë në një moment të ngarkuar me emocione. Në ato situata mbase do të dëshiroja të godisja fluturimthi, por përkundrazi unë u gjenda gati në kontrollimin e topit dhe në koordinimin e saktë. Tani le të pushojmë e të përgatitemi për takimin e radhës”, përfundoi Kieza.

Related posts

BYLIS-VLLAZNIA/ “Shkodranët” kërkojnë vazhdimësinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi mbi ndeshjen e Serie A që nuk u zhvillua, procedura ndjek Juventus-Napoli

Delo.autor

3 ASIST DHE NJË PENALLTI E FITUAR/ Talenti Armando Broja dhuron spektakël te Çelsi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment