Futboll Sport

PROBLEMET NË KOMBËTARE/ Reagon ashpër mesfushori Pogba: Tensionet e vetme që ekzistojnë janë në…

Një deklaratë e sulmuesit francez Olvier Zhiru mbi egoizmin e shokëve të skuadrës mori dhenë aq sa u përfol për përçarje të grupit brenda skuadrës së Francës.

Për t’i hedhur të gjitha poshtë ka menduar mesfushori Pol Pogba i cili ironizoi kritikët duke u shprehur se të vetmet probleme këtu janë pjesë e pasme duke ju referuar këmbëve që lodhura pas ndeshjes.

“Tensionet e vetme që ekzistojnë këtu janë në pjesën e pasme, në këmbë dhe për këto gjëra ekzistojnë fizioterapistët. Sinqerisht, nga brenda, unë mund të them se nuk ka asgjë.

Atmosfera është shumë e qetë, midis Mbapes dhe Zhiru nuk ka ndodhur asgjë. Çfarë u tha nga Olivier u keqkuptua.

Kilian është futbollist i fortë, shënon dhe jep shumë asistime, ai është shumë vetëmohues, luan për ekipin. Do të ishte më mirë nëse ai do të mbronte më shumë. Unë nuk ndiej ndonjë tension këtu, asgjë fare’’, e mbylli fjalën e tij Pogba.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Luftë mes Barcelona-s dhe yllit të skuadrës, ja problemi i vetëm…

Delo.autor

E BLEU PËR 35 MILIONË EURO/ Por Milan mund të paguajë akoma më shumë për mesfushorin…

Delo.autor

Tottenham i dyfishon rrogën, Pochettino merr vendimin për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment