Futboll Sport

E BUJSHME/ Vendim i papritur 1 ditë para Europianit, UEFA detyron Ukrainën e Shevchenkos të…

Kur jemi 1 dit larg fillimit të “Euro 2020”, për ekipin e Ukrainës ndodh diçka e papritur. UEFA detyron Kombëtaren e drejtuar nga Andrij Shevçenko të ndryshojnë fanellën për Kampionatin Europian.

Ky vendim i UEFA-as vjen pas protestës së Rusisë ndaj hartës së shfaqur tek fanella e Ukrainës. Në hartën e qëndisur në uniformën e re duket qartë përfshirja e gadishullit të Krimesë. Ky detaj është kontestuar ashpër nga ana e ruseve pasi në vitin 2014 Krimeja është aneksuar si pjesë e Federatës Ruse.

Në këto kushte, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës pasi e ka konsideruar atë si slogan politik dhe kundër etikës sportive. Ukraina tashmë është e detyruar të heqë hartën nga fanella e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen e saj në “Euro 2020”.

Related posts

LUKS DHE PARA/ Zbulohet shtëpia SPEKTAKOLARE e RONALDOS në Torino

Sadik.Autor

SERIE A/ Juvja sfidon Spalin për fitoren e 13-të rresht, sytë nga dyshja Dybala-Higuain

Q.Autor

“EURO 2020″/ Pas një harkimi nga këndi, mesfushori Henderson ndëshkon me kokë Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment