Futboll Seria A Sport

“BAKAYOKO ËSHTË BLERJE FANTASTIKE”/ Mirabelli: Inter dhe Atalanta? Jo, anti-Juventus-i është…

Massimo Mirabelli, ish-drejtori sportiv i Milan-it, ka folur për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Bakayoko është një blerje fantastike sepse përveçse është i fortë, do t’i japë mundësinë Gattuso-s që ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-2-3-1”, ka thënë Mirabelli.

“Bakayoko të jep mundësin që të rreshtosh një mesfushë me dy lojtarë dhe mund ta mbaj praktikisht i vetëm. Gjëja e rëndësishme ka qenë që janë mbajtur më të mirët, si Koulibaly”.

“E përsëris, për mua është skuadra anti-Juventus për titullin. Është e vërtetë se janë edhe Inter-i me Atalanta-n, por Napoli duhet të besojë te titulli sepse është një skuadër e fortë dhe e kompletuar”.

Related posts

E PAPRITUR/ Lind ideja e shkëmbimit Dzeko-Falcao

Delo.autor

BENZEMA “BOMBERI I ARTË”/ Zbulohet fanella speciale me Realin pas kurorëzimit si lojtari më i mirë i vitit 2022

F.autor

E BUJSHME/ Tottenham i vendos bllokadë Manchester City dhe Guardiola-s: Harry Kane e merrni vetëm kështu

Delo.autor

Leave a Comment