Futboll Sport

PROTAGONISTËT/ Modric, Kjaer dhe Pandev. 3 kapitenët veteranë që spikatën në grupe

“Kroacia i dorëzohet magjisë së Luka Modriçit”. “Modriç na lejon të ëndërrojmë”. Janë vetëm disa nga titujt e mediave kroate pasi kapiteni udhëhoqi kombëtaren drejt 1/8-ave në atë fitore të fundit në grup kundër Skocisë.

Një asist dhe një gol i yllit të Realit të Madridit (goli i 2-1 në pjesën e dytë ishte një kryevepër me të jashtmet nga jashtë zone) dhe 35-vjeçari konfirmoi edhe një herë se edhe në këtë moshë ai ka ende stofin, që me gjenialitetin e tij, të tërheqë ende një skuadër e cila tashmë konsiderohet e plakur dhe pas dy ndeshjeve të para. Pas ndeshjeve me Anglinë dhe Çekinë, shumë pak guxonin të pranonin se ata ishin favoritë për të kaluar më tej.

Efekti i shiritit të kapitenit në krahun e Simon Kjaerit mund të mos ketë pasur efektin direkt të Modriçit në fushë, por mund të ketë qenë akoma më vendimtar për Danimarkën në këtë Europian për rrethana të ndryshme. Njeriu pa ndërhyrjen e të cilit shoku i tij i skuadrës, Kristian Eriksen, mund të mos ishte më mes nesh sot, ka meritën e jashtëzakonshme për mënyrën se si e menaxhoi atë situatë tronditëse në ndeshjen e parë kundër Finlandës dhe më pas edhe ekuilibrin që i solli një skuadre të shokuar, që psikologjikisht mund të mos jetë ende gati 100% për të zbritur në fushë këtë turne.

Por, sot bashkë me ta feston nga shtëpia edhe numri 10 i nordikëve, i cili shpreson që t’i shohë shokët e tij që të shkojnë sa më larg. Kroacia dhe Danimarka janë sot në 1/8-at, por nuk pati të njëjtin fat debutuesja Maqedoni e Veriut. Megjithatë, ata e kanë fituar Europianin e tyre, falë kapitenit Goran Pandev.

Njeriu që i solli deri në këtë kualifikim historik i jep fund karrierës ndërkombëtare me një gol në Europian, të vetmin të Maqedonisë së Veriut (kundër Austrisë). 37-vjeçari e veshi për herë të fundit fanellën e përfaqësueses në ndeshjen kundër Holandës.

Related posts

ISH-LEGJENDA E ARSENALIT/ Unai Emery reagon: Arsenali duhet të tregojë gjendjen definitive për të, nuk mund…

Isa.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ I tërbuar pas faulleve polake, shihni reagimin e Rejas në pankinë (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Shumë shpejt vjen dhe goli i dytë, Kalabria dyfishon gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment