Futboll Sport

“PUBLIKU NA RËNQETHI, E PRISNIM KËTË DEBUTIM”/ 9 ndeshje pa pësuar gol, Bonucci: Tani nis më e bukura…

“Një fillim ma dhështor ishte ajo që të gjithë ne kishim në kokë, por ndoshta ishte edhe më shumë sesa prisnin të tjerët. Dominuam në çdo aspekt, kjo është mënyra e vetme për të provuar së fituari diçka madhështore, por tani kujdes të gjithë. Duhet të mbajmë këmbët fort në tokë dhe të shohim të gjithë përpara, njësoj siç bëmë ndaj Turqisë”.

Ishte kjo hyrja e Leonardo Bonuçit, mbrojtësit të Italisë dhe të Juventusit, i cili së bashku me Kielinin ishin perfektë në mbrojtje. Dyshja historike ishte aq solide, sa dje të kaltrit vazhduan së thelluari rekordin e tyre: nëntë ndeshja radhazi pa pësuar gol (një çmenduri), por në të njëjtën kohë edhe takimi i 28-të radhazi pa njohur humbje (rekordi është vetëm dy ndeshje larg, 30 ndeshje radhazi pa humbje dhe i përket Italisë së Vitorio Pocos në vitet ’30).

Gjithsesi, nëse ky start perfekt ishte një ogur i mirë për të vazhduar dhe për ta mbyllur në vend të parë Grupin A, Bonuçi e di mirë se tani do të vijë edhe pjesa më e vështirë: “Nuk mund ta mendoni emocionin që kishim brenda nesh, teksa pas më shumë se një viti shihnim tifozë në shkallët e stadiumit. E vërteta është se në fillim nuk po ambientoheshim prej drithërimave që na përshkonin në trup, na rrëqethej mishi kur dëgjonim ato kore aq të forta për ne dhe nuk do doja të mendoja se çfarë do të ndodhte, nëse ‘Olimpiko’ do të kishte qenë plot.

Por e rëndësishme është se që pas vërshëllimës ishim ne ata që kontrolluam, ishim të akullt në çdo aspekt difensiv, duke parë punën në prapavijë, por edhe presingun e lartë të bërë. Kjo tregon se jemi të ndërgjegjshëm për forcën që kemi, e dimë se çfarë mund të bëjmë, por me njerëzit përreth jemi dyfish më të rrezikshëm. Tifozët na ngrohën zemrën, na ndezën muskujt, por tani të mos fluturojmë me mendje. Më e bukura dhe njëkohësisht më e vështira vjen pas kësaj fitoreje, pasi të gjithë, ndoshta edhe ne vetë, do të kërkojmë më shumë nga vetja, në pritje të ndeshjes së ardhshme”, tha Bonuçi.

Related posts

NJERIU I MOMENTIT TEK BARCELONA/ Pedri: Është një ndjenjë e bukur, do bëja gjithçka për të luajtur me…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City apelon në CAS përjashtim nga Championsi

Delo.autor

MILANI “SHKON” NË KOSOVË/ Momenti kur tifozët shqiptarë bërtasin në kor… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment