Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ “EURO 2020” për rekord, zbulohet shifra e majme e arkëtimeve

Europiani më i pasur në histori filloi dje me Itali-Turqi. Sipas “Corriere della Sera”, në këtë edicion ekipet kombëtare pjesëmarrëse do të ndajnë bukurinë e 331 milionë eurove (30 milionë më shumë se në Francë 2016). Fillimisht duhet të ishin 371 milionë, por më pas pandemia i detyroi organizatorët të bënin disa shkurtime dhe të rishikonin buxhetin.

Fituesi i “Euro 2020” do të marrë 30 milionë euro, ndërsa 9.5 milionë do t’u garantohen secilit prej 24 pjesëmarrësve. Në grupe një fitore vlen një milion euro dhe një barazim sa gjysma, 500 mijë euro.

Kalimi në raundin e dytë garanton 1.5 milionë, çerekfinalet 2.5 milionë dhe gjysmëfinalet 4 milionë. Në fund, ka 5 milionë euro për dy finalistet. Në shifra të përgjithshme, “Euro 2020” pritet që të qarkullojë dy miliardë euro me synimin për të arritur një fitim prej mbi 850 milionë eurosh.

Related posts

Milinkoviç hedh në gjyq Kukësin, serbi kërkon 10 mijë euro

Sadik.Autor

LAMTUMIRA EMOCIONUESE E MESSIT PËR AGUERON/ Komenton Georgina në postim: Ronaldo është më i miri

Delo.autor

KAMPIONËT TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Juventus zbret “Zikaltërit” nga kreu i Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment