Futboll Sport

REALIZOI DOPIETË KUNDËR MAQEDONISË/ Mesfushori Wijnaldum kalon Van Basten dhe hyn në historinë e Holandës

Georginio Wijnaldum ishte njeriu i ndeshjes pasditen e sotme duke realizuar një dopietë në fitoren e Holandës përballë Maqedonisë së Veriut.

30 vjeçari hyri në histori të “tulipanëve” pasi kaloi legjendën Mark Van Basten për numrin e golave me kombëtaren. 24 realizime numëron Van Basten me fanellën e “tulipanëve” ndërsa shifrën e 25 golave arriti ditën e sotme më dopietën kundër Maqedonisë së Veriut.

Shifra impresionuese duke marrë parasysh se është 30 vjeç dhe ka vite para, teksa këtë verë u transferua tek francezët e PSG-së pas një aventure 5 vjeçare tek Liverpul.

Related posts

E ARDHMJA E DE JONG TEK BARCELONA/ Zbulohet klauzola anti-PSG në kontratë, frikë nga precedenti….

Delo.autor

NJË HAP LARG HISTORISË/ CR7 në kërkim të rekordit, që do ta bënte më të madhin e të mëdhenjve

Delo.autor

Messi DËSHTON në Botërorin e 4, asnjë gol në ndeshjet me eleminim direkt

Isa.Autor

Leave a Comment