Futboll Sport

Piketohet talenti i Superiores, francezët gati ofertën për portierin e talentuar

Châteauroux është klubi francez që i ka hedhur “grepat” në Shqipëri dhe kërkon të afrojë portierin e skuadrës së Laçit, Gentian Selmanin. Portieri i bardhezinjve, vetëm 20 vjeç, po bën një sezon shumë të mirë me bardhezinjtë, ndërkohë që mbron edhe kuadratin e Shqipërisë U21, një plus i madh për të për të zgjuar interesin e klubeve të huaja. Për të ka pasur interesim nga disa klube jashtë vendit, por kushti kryesor i Selmanit është që të transferohet diku ku të luajë.

Por duhet zgjidhur edhe diçka tjetër: transferimi. Sipas të përditshmes sportive “Panorama Sport”, Selmani po vëzhgohet me kujdes dhe se bisedimet janë intensive. Në verë mund të mbyllet gjithçka. Në mes qëndron Laçi, që normalisht do të kërkojë të përfitojë në aspektin financiar nga shitja e portierit. Varet se sa të gatshëm do të jenë francezët për të përmbushur kërkesat financiare të presidentit Laska.

Te kurbinasit Selmani ka pasur mundësinë të afirmohet si portier, teksa i është dhënë mundësia të mbrojë portën e tyre në një moshë të re. Një bast i vetë presidentit dhe Selmani ia ka shpërblyer, duke bërë që palët të jenë të kënaqura. Në vendin tonë Skënderbeu e ka kërkuar që në verë për ta programuar si pasuesin e Orges Shehit, por portieri i kurbinasve nuk e ka parë të udhës të lëvizë nga Laçi, pasi kërkonte të luante.

Kjo verë do të jetë e “nxehtë” për Selmanin, i cili ëndërron të luajë në Gjermani, ku edhe shkon shpesh e stërvitet. Te Laçi ai numëron rreth 80 ndeshje në Superiore, një numër i konsiderueshëm ndeshjes për një portier të ri. Franca gjithashtu është një opsion i mirë për portierin kurbinas. Atje ai nuk konsiderohet i huaj dhe ndërmjetës për transferimin e tij është ish-futbollisti i kombëtares, Edvin Murati, i cili ushton profesionin e menaxherit.

Related posts

“ATA NJIHEN SI MASHTRUESA DHE PROVOKUES”/ Ish-trajneri i Crvena-s fyen shqiptarët dhe ndez polemikat

Delo.autor

“SHPRESOJ TË QENDROJ…”/ Gattuso “BEKON” Higuain, Ka fjalë të mëdha për BLERJEN e janarit

Delo.autor

Borë e madhe në Holandë, Milot Rashica dhe Vitesse nuk e luajnë ndeshjen (FOTO/VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment