Futboll Sport

RONALDO DHE SANTOS TREMBIN GJERMANINË/ Portugalia kthehet në makth

Gjermania morri një goditje të rëndë që në start, humbja kundër Francës djeg jo pak, “gjelat” nxorën në pah problemet në formacionin e Loew por ky mund të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi jo pak të ndërlikuar. Ishte e rëndësishme që në Mynih të mos humbasin, pavarësisht se përballë kishin Francën, kjo e kushtëzuar shumë nga fakti që të shtunën përballen me një tjetër pretendent në Grupin F, Portugalinë. Me Ronaldon në versionin e tij më të mirë, luzitanët trembin jo pak. Ylli i Juves vërtetoi se mbetet një lojtari klasi, pavarësisht se është 36 vjeç. Dy golat kundër Hungarisë e ngjitën në majën e Evropës me 11 finalizime, duke vendosur një rekord absolut.

Grupi FI bindur në forcën e këtij ekipi të udhëhequr nga kapiteni Ronaldo është dhe trajneri Fernardo Santos, i cili kthen menjëherë vështrimin nga Gjermania pas fitores së pastër 0-3 kundër Hungarisë: “Tani mendojmë vetëm për Gjermaninë, është një ndeshje ku vret ose të vrasin. Gjermanët janë shumë të fortë, do të jetë e vështirë por dhe për ta do të jetë e tillë, askush nuk ka frikë nga njëri-tjetri”, theksoi trajneri i Portugalisë.

Related posts

Shok apo armiq, kjo video i tregon të gjitha për Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

U AFRUA NË MERAKTON E VERËS/ Por nuk po gjen minuta tek Napoli, Rrahmanit i vjen mundësia e artë

Delo.autor

RUSI 2018/ Egjipt-Uruguai, Mohamed Salah është gati!

Sadik.Autor

Leave a Comment