Futboll Sport

RUDIGER KAFSHON POGBA/ Francezi e fal por UEFA mund të hap hetim (VIDEO)

Ishte më pak e dukshme sa kafshimi i Luis Suarez ndaj Chiellini në Botërorin 2014, por një situatë të ngjashme e risolli në kujtesën e tifozëve Antonio Rudiger, me mbrojtësin gjerman që për të bezdisure sado pak Pol Pogba i dha një kafshim në kurriz, një moment që u pa qartë nga tifozët në televizion por jo nga gjyqtari i takimit:

“Më dha një kafshim besoj, por ne njihemi prej kohësh. Për mua është diçka e mbyllur, ishte një ndeshje e bukur ku u argëtuan edhe tifozët, nuk dua që Rudiger të dënohet për një veprim të tillë. Në fund të ndeshjes u përqafuam”, u shpreh Pogba në lidhje me këtë episod që bëri jo pak bujë. Pavarësisht deklaratës së Pogba, UEFA mund të hap një hetim në lidhje me këtë gjest dike iu referuar pamjeve televizive. Nëse merret një vendim, Rudiger mund të mos jetë i pranishëm për sfidën e së shtunës kundër Portugalisë.

Related posts

“ÇDO GJË QË BËJ UNË KTHEHET NË…”/ Gazetarja sqaron “INCIDENTIN” me tifozët që i kërkuan të nxirrte gjoksin! (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Mesfushori Veron: Ja pse u transferova tek Manchester United. U pendova vetëm për…

Delo.autor

Sampaoli: Për Messi-n është si një pistoletë e drejtuar në kokën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment