Futboll Seria A Sport

RONALDO NË TELASHE/ Hapet hetim për pastrim parash ndaj CR7. Zbulohet shifra e tërhequr…

Ndaj sulmuesit të Juventusit, Kristiano Ronaldo, thuhet se tashmë ka nisur një hetim për pastrim parash. Sipas “La Verita”, portugezi tashmë rrezikon të ketë probleme me drejtësinë italiane.

Autoritet italiane, të cilat punojnë për rastet e pastrimit të parave, ka informacione në lidhje me yllin portugez, për pastrim parash. Raportohet se janë vërejtur tre tërheqje të dyshimta midis dhjetorit të 2020-ës dhe shkurtit të këtij viti. Konkretisht 3 tërheqjet e parave kapnin shifrën e 220 mijë eurove. I pyetur në lidhje me këtë, Ronaldo u përgjigj se këto tërheqje parash i bëri për shpenzime familjare.

Menjëherë pas këtyre dyshimeve në drejtim të 36-vjeçarit ka nisur një hetim dhe në ditët e ardhshme pritet të ketë një përgjigje përfundimtare.

 

Related posts

SËRISH KAOS NË LIGUE 1/ Tymuese dhe fishekzjarrë në fushë, tifozët vëndas protestojnë ndaj skuadrës së tyre (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Formacioni i javës së 26-të në Premier League, dominon Arsenali

Q.Autor

Rinovimi me mesfushorin është prioriteti i Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment