Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Besnik Hasi nis aventurën e re, merr drejtimin e skuadrës së…

Besnik Hasi k nisur një aventurë të re, teksa ka marrë drejtimin e skuadrës së Al Ahli në Arabinë Saudite. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka zyrtarizuar firmën me trajnerin shqiptar.

Hasi e njeh shumë mirë kampionatin në Arabinë Saudite, teksa nga 2018 ka drejtuar skuadrën e Al Raed. Kështu 49-vjeçari vazhdon karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar mbi një rikthim të mundshëm në Belgjikë.

Në të kaluarën, Hasi ka drejtuar edhe Anderlehtin në Belgjikë, Legian e Varshavës në Poloni dhe Olimpiakosin në Greqi.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

F.autor

KËRKOHET NGA SERIE A/ Drejtori sportiv i Sasuolos: Bajrami objektiv? Qëllimi është që…

Delo.autor

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Isa.Autor

Leave a Comment