Futboll La Liga Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk arrija të haja për shkak të presionit. Edhe Messi…

Ibrahim Afellay ka folur për AS në lidhje me disa probleme që ka patur në karrierë në lidhje me ushqimin dhe presionin që ka ndier në ndeshje t ë caktuara.

Ish-lojtari i Barcelona-s ka   thënë se e ka ndarë shpesh problemin e tij me Lionel Messi, shpesh në qendër të problemeve të tilla në të kaluarën.

“Kam patur shumë probleme me vaktet, shpesh nuk arrija të haja para ndeshjeve. Ishte një situatë shumë e vështirë, por sforcohesha për të ngrënë”, ka thënë ish-lojtari i Barcelona-s.

Probleme të ngjashme ka patur edhe Lionel messi.

“Presioni ishte aq i madh sa shpesh, para së të dilte në fushë, villte në banjë. Ndonjëherë e shihje edhe gjatë ndeshjes ose pak para fillimit. Messi ka fituar gjithçka nga jeta. Nuk ka asgjë për të treguar, kur e vuan presionin edhe një si ai… Kjo do të thotë diçka”.

Related posts

Hasan Lika: U mundëm prej gabimeve tona, njerëzit mund të mendojnë se jemi për Europë nga loja e zhvilluar

Q.Autor

U ZYRTARIZUA TEK LIVERPOOL/ Mesfushori Tiago: Kur vitet kalojnë ti përpiqesh të fitosh sa më shumë

Delo.autor

SHPËRTHEN PRESIDENTI I PARTIZANIT/ Gaz Demi: Ndeshja pa tifozë? Ishte si e DH**rë

Isa.Autor

Leave a Comment