Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Klubi i La Liga-s prezanton ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, ja emri…

Ish-trajneri i kombëtares së Spanjës, Robert Moreno është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Granadës.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i La Liga-s me anë të një komunikate zyrtare se kanë emëruar në pankinë ish-trajnerin e kombëtares “La Roja” ku ka firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Moreno ka qenë trajner i Spanjës nga qershori i vitit 2020 deri në nëntor 2020 ku zhvilloi 6 ndeshje.

Gjithashtu tekniku 43-vjeçar ka stërvitur dhe skuadrën e Monakos gjatë sezonit futbollistik 2019/2020, ku ishte në krye të ekipit nga Principata prej 13 ndeshjesh.

Eksperienca si zëvendëstrajner ai ka patur edhe me klube të mëdha si Barcelona nga viti 2014 deri në 2017 dhe tek Roma gjatë sezonit 2011/2012.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Salah gjen hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe bën veprimin e pabesueshëm

Delo.autor

VLERËSIMET PËR JAVËN E 16 TË SUPERIORES/ Njihuni me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Delo.autor

42 VJEÇ NË SUPER FORMË/ Hygerta Sako zbulon dietën sekrete që përdor (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment