Futboll Sport

RRËFIMI TRONDITËS I 20 VITEVE MË PARË/ Ish-sulmuesi Polo: Si ia shpëtova jetën Baggios duke e kapur nga bishtaleci

Faqja “Calcio Totale” në “Facebook” ka ndarë dje një histori sa të frikshme aq edhe fantastike mbi jetën e Roberto Baggios, kampionit absolut të futbollit italian. Ai që rrëfen një moment në të cilën një erë e fortë mund t’i kishte marrë jetën ishsulmuesit është zoti Ferruço Polo, i cili tregon se po të mos kishte qenë për bishtalecin e tij, ndoshta sot do të kujtonim një ngjarje shumë të trishtë. “Sot po ju kujtoj një ngjarje, e cila falë fundit pozitiv mund të duket një anekdotë, por në të vërtetë është një ngjarje që ende sot më drithëron. Ndodheshim në Vale Artalina, në Goricë.

Ishte janar dhe frynte një erë bore prej 70-80 kilometrash. Bënte ftohtë, shumë ftohtë, po flas për disa gradë nën zero, por si për çudi Robi Baxho kishte vendosur që të bënte një xhiro me varkën e tij. Me detin që kishte nisur të turfullonte frikshëm, pashë Robin dhe barkën e tij që të niste të goditej nga dallgët e para, derisa papritur ngrihet një shumë e madhe që e hedh Baxhon nga varka në det. Ai për disa minuta arriti që të kapej dhe të mbahej, por fakti se uji ishte i akullt dhe duart nuk po i punonin më, u shkëput nga varka dhe po i largohej asaj. Unë që isha mbi varkën time me motor u nisa menjëherë drejt tij dhe ndërsa isha rrugës i ulërija: Mbahu fort Roberto, qëndro mbi ujë! Por, sa më shumë unë i afrohesha, aq më shumë ai po zhytej në det dhe adrenalina kishte kapur maksimumin.

Sapo shkova tek ai, nuk po e shihja më, ndonëse në një moment një dallgë nënujore e ngre thuajse mbi sipërfaqe dhe unë arrita që ta kap. Por, e imagjinoni nga? Nga bishtaleci i tij i famshëm! Nuk do ta besoni, por e shpëtova pikërisht kështu. Ai u kap te varka ime dhe qëndroi për një minutë, sa nxori pak ujë deti që kishte pirë, derisa gjeti forcën dhe pas 1 minute u ngjit në varkë. Kaloi disa kohë… Një natë vendosa që të kthehesha në atë vend dhe nuk e di as arsyen. Kujtoj vetëm që ishte perëndim… Dhe në një moment më bie celulari, teksa ai që më telefononte ishte Roberto Baxho. Gjëja e parë që e pyeta ishte: Për çfarë t’u kujtova në këtë orë Roberto?, – ndërsa ai më përgjigjet. – ‘Ciao Ferruço, të mora për të të thënë se sot kanë kaluar pikërisht 20 vite nga dita që më shpëtonve jetën. Jo, nuk më besohet… Por, nëse do ta dish Roberto, jam pikërisht këtu, në të njëjtin vend mbi varkën time. Një histori që edhe sot kur e kujtoj më rrëqeth mishin. Unë nuk e di për çfarë arsyeje ndodhin këto gjëra në jetë, por kjo historia ka ndodhur vërtet dhe ishte një fat i madh që Roberto kishte bishtalecin”, përfundon rrëfimin e tij Ferruço Polo. Me pak fjalë, ai bishtalec aq i veçantë që bënte Robin të dallonte nga shumë të tjerë në pamje, atë ditë të ftohtë janari i shërbeu edhe për t’i shpëtuar jetën…

Related posts

Merkato e ‘çmendur’, rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (FOTO)

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U zemërua që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren para ndeshjes me Anglinë

Delo.autor

Probleme teknike, pezullohet teknologjia e vijës fatale në Francë

Q.Autor

Leave a Comment