Futboll Sport

“SERIE A ËSHTË SHUMË…”/ Lukaku “refuzon” City-n, zbulon sekretin e Belgjikës dhe parashikon fituesin e NBA

Romelu Lukaku u është përgjigjur dhjetëra tifozëve në Twitter.

Një nga pyetjet ka patur lidhje me zërat e merkatos dhe interesimin e Manchester City. “Jo, jam i lumtur te zikaltrit”, ka qenë përgjigja e sulmuesit të Inter dhe Belgjikës.

Momenti më i bukur në karrierë: “Ka qenë fitorja e titullit”.

Ndryshimet mes Premier League dhe Serisë A: “Në Itali duhet ta përdorësh më shumë trurin, diçka që kanë thënë se nuk isha në gjendje ta bëja. Seria A është shumë e fortë në aspektin taktik. Çdo ndeshje është ndryshe dhe ndonjëherë ke vetëm një rast dhe duhet ta shfrytëzosh”, ka thënë Big Rom.

Sulmuesi ka folur edhe për kombëtaren, me të cilën po luan në Europian: “Do të thotë shumë për mua të përfaqësoj Belgjikën në këto nivele. Henry më ka dhënë atë që më duhej, por gjithë skuadra po përfiton nga këshillat e tij”.

Lukaku ka parashikuar edhe fituesin e NBA: “Do të fitojnë Milwaukee Bucks. Lojtari im i preferuar është Kobe Bryant”.

Related posts

MERKATO PA SHPENZIME/ Inter lëshon “tentakulat” për dy lojtarët e Belgjikës…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Tifozët vlerësojnë Kumbullën. Mbrojtësi vendoset përkrahë më të mirëve të historisë

Delo.autor

MESSI APO CRISTIANO RONALDO? Carvajal jep përgjigjen që nuk pritej

Delo.autor

Leave a Comment