Champions League Futboll Sport

U ELEMINUA NGA CHAMPIONS/ Pengu i Piolit: Nuk patëm cilësi, golat ia dhuruam vetë rivalit

Milani në këtë edicion të Champions-it është ndëshkuar tetë herë, teksa ka pësuar më shumë vetëm në sezonin 1996-’97 (11). Me katër pikët e kësaj faze grupesh, kuqezinjtë barazojnë rekordin negativ të Romës që në sezonin 2004-’05 arrinte të njëjtën kuotë. Këto shifra nuk i interesojnë Stefano Piolit, i cili në konferencë për shtyp ofroi versionin e tij të ndeshjes dhe ecurisë në Europë.

Si ju duk qasja e ekipit duke pasur parasysh mungesat e shumta?

Futbolli kështu e ka. Djemtë bënë një pjesë të parë të mirë, teksa në të dytën u përhumbëm disi. Patëm bujari të tentonim deri në fund, por nuk ia dolëm dot për fat të keq.

Cili është episodi që orientoi ndeshjen?

E kotë ta themi mbase, por na mungon një penallti. Arbitri e mendoi ndryshe dhe na vjen keq që u eliminuam. E dinim që kjo ndeshje kishte vështirësi dhe ndoshta nevojitej më tepër ritëm e cilësi. Nuk e qarkulluam topin me shpejtësinë e duhur dhe gabuam disa lëvizje. Edhe këto janë shkaqe të humbjes sonë.

Ju zhgënjyen më tepër golat për mënyrën se si erdhën apo paraqitja?

Jemi Milani e nuk duhet të kishim pësuar dy gola të tillë. Përveç cilësisë së rivalit, duhet thënë se shënuan për gabime tonat. Duhet të luanim më mirë në aspektin teknik, aq më tepër që Liverpuli kishte shumë elementë që nuk janë të formacionit. Ndoshta duhet të kishim rrezikuar më tepër, por tani nuk mund të themi më asgjë.

Jashtë Europe, por me më tepër mundësi për t’u fokusuar te kampionati…

Dëshironim shumë të vijonim rrugëtimin tonë në Europë. Duke parë se si përfundoi në Oporto, mund të them se pengjet tona shtohen. Sidoqoftë, jemi të zhgënjyer dhe shpresoj që këtë mërzi ta shndërrojmë në dëshirë për t’u fokusuar në kampionat. Tani nevojitet të shohim përpara dhe të mendojmë për Udinezen sepse do të jetë një tjetër ndeshje delikate për ne.

Related posts

ARSENAL-LEEDS/ Mungon Mustafi, starton Granit Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT LEICESTER/ Claudio Ranieri: Eksperienca ishte fantastike që nga fillimi, Një pikë është…

Isa.Autor

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Guardiola synon fitoren për titullin e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment