Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ UELLS/ Mbrojtësi Veseli: Për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër…

Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli foli për mediat në prag të konferencës për shtyp për sfidën ndaj Uellsit.

Veseli u ndal tek skemat e trajnerit Reja, formën e tij dhe gjithashtu dha një shpjegim dhe për të ardhmen.

Uellsi: ”E kemi pare ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet ti nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë”.

Uellsi futboll fizik:? ”Dhe ne kemi disa lojtarë fizik, është detyra jonë të ti bllokojmë dhe të mos ti lejmë të bëjnë lojën e tyre fizike, tua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të nga tegojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje”.

Përqëndrimi: ”Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë”.

Shokët e skuadrës: ”Varet se futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli defensiv është më i miri në botë, e njohim njëri tjetrin dhe përmes kampionatin europian por qellimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit”.

Titullar: ”Sigurisht ky do të jetë vendim i trajnerit, secili prej nesh është gati 100% për të luajtur”.

Salernitana?: ”Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqëndrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serinë A. Ëshët një event i veçantë për ne dhe tifozet, por dhe për mua pasi luaj sezonin e tretë në Serinë A”.

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho mbërrin në qendrën strëvitore të Man United

Isa.Autor

SKANDALI/ Hajdutët vjedhin shtëpinë e legjendës Paolo Rosi gjatë orës që ai po varrosej

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Gabim i rrallë nga Ramos, festë e “çmendur” nga zviceranët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment