Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ UELLS/ Trajneri Reja me shumë ndryshime në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

Shqipëria ka zbritur dje në fushë për herë të dytë në Uells. Pas seancës së parë të bërë menjëherë pas udhëtimit, dje, kuqezinjtë kanë qenë me ngarkesë të plotë nën urdhrat e Rejës, i cili në stërvitje ishte në versionin “Marselo Bielsa”.

Skema 3-5-2 mbetet e preferuara për trajnerin Reja, edhe pse në konferencë përmendi edhe një prapavijë me 4, referuar kundërshtarëve që ka përballë. Në fushë, trajneri ka në vetëm 19 futbollistë (pas dëmtimit të Hysajt dhe Roshit si dhe largimit të Brojës tek U-21), ndaj për të rreshtuar 2 ekipe të plota përballë ka përdorur ndihmësin dhe trajnerin e Kombëtares U-17, Ervin Bulkun në një prej grupeve. Për të mos zbritur dy skuadra me nga 10, pa ndërtuar skemën e plotë me 11 lojtarë, është përfshirë edhe ish-mesfushori që numëron 56 ndeshje me fanellën e Kombëtares.

REJA SI BIELSA – Shqipëria dje ka testuar disa nga lëvizjet e mundshme që do të provohen ndaj Uellsit. Zëri kryesor në stërvitje që dëgjohet për korrigjimin e lëvizjeve është ai i Edi Rejës. Trajneri ka zgjedhur poltronin e ngritur, ku së bashku me videoanalistin që filmon gjithçka nga lart, ka udhëzuar të tijtë për çdo veprim në fushë. Një zgjedhje, e cila karakterizon “të çmendurin” Bielsa, që në mungesë të poltronëve në qendrën stërvitore, hipte edhe në pemë.

SKEMA – Reja deklaroi se mund të testojë edhe 4-3-3 dhe 4-2-3-1, mirëpo, nga sa është parë në stërvitjen e djeshme, kuqezinjtë kanë punuar më së shumti me skemën tashmë tradicionale, 3-5-2. Ndryshimet e trajnerit ishin të shumta, teksa ka ndërruar lojtarët disa herë.

FORMACIONI – Selmani duket i favorizuar për të marrë besim këtë herë, ndërsa përpara tij pritet treshja tradicionale me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin. Në gatishmëri për trajnerin janë edhe tri alternativa si Ajeti, Veseli dhe Hoxhallari. Nga krahët, për momentin, të favorizuar janë Doka në të djathtë dhe Trashi në të majtë, por edhe Lenjani ka një formë të mirë.

Në mesfushë, Abrashi, Bare dhe një mes Ramadanit dhe Kallakut pritet të marrin besimin e trajnerit. Në sulm, balotazhi është nëse do të vendoset dyshja Manaj-Cikalleshi, me sulmuesit më në formë apo do t’i jepet një shans Balajt përkrah lojtarit të Barcelonës B. Për Balajn, Abrashin dhe Ramadanin, mund të jenë ndeshje si shans për të gjetur edhe skuadër për sezonin e ardhshëm.

Related posts

“SHPRESOJ TË REALIZOHET…”/ Mbrojtësi Kumbulla zbulon sekretin e suksesit dhe ëndrrën e madhe

Delo.autor

E ARDHMJA E HALANDIT NË PIKËPYETJE/ Kompania prestigjioze e shtyn drejt…

Delo.autor

“UNË JAM TËRHEQUR NGA SPORTI”/ Khabib: Në Arabi më ofruan 100 milionë dollarë për të dueluar ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment