Futboll La Liga Sport

ARRITHET MARRËVESHJA/ Barcelona ​​zyrtarizon përforcimin e radhës, vjen djali i Johan Cruyff

Jordi Cruyff kthehet në Barcelonë. Klubi katalanas njoftoi marrëveshjen në profilin e tij në Twitter: Ky është Jordi, djali i Johanit, i cili, pas zyrtarizimit të marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe pas përfundimit të kontratës së trajnerit, që e lidhi atë me klubin kinez, Shenzhen FC, është bashkuar zyrtarisht me Barcelonën”.

Për Jordi Cruyff, i cili ishte gjithashtu lojtar te Barça, sipas gazetës sportive “Mundo Deportivo”, një detyrë e krahasueshme me atë të menaxherit të përgjithshëm e pret, e cila do ta lejojë atë të mos merret vetëm me tregun e transferimeve.

Pas nënshkrimeve zyrtare të Kun Aguero të hënën, Eric Garcìa të martën dhe Emerson Royal të mërkurën, Barcelona planifikon të njoftojë blerje të reja këtë të enjte, pas takimit të bordit, të planifikuar për në orën 14:00, në “Camp Nou”. Edhe pse Jordi Cruyff dëshironte të priste për ta përfunduar kontratën e tij aktuale me Shenzen FC (në fund të vitit), ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me katalanasit.

Situata ka ndryshuar dhe sot pritet të largohet nga klubi kinez në mënyrë miqësore. Sipas gazetës spanjolle, klubi Blaugrana pritet të njoftojë përfshirjen e Jordi Cruyff së shpejti në zonën teknike, përveç vazhdimësisë së Ronald Koeman, i cili mund t’i shtojë një vit tjetër kontratës më fuqi.

Related posts

LIVE/ Ronaldo i papërmbajtshëm, Portugalia e mbyll në epërsi pjesën e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

U MUND TURPSHËM/ Klopp dhe problemet e Liverpool: Kam vetëm dhjetë gishta…

Isa.Autor

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Juventusi mendon rikthimin sensacional, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment