Futboll Sport

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Gjermania frikë nga “spiunët”, Low “blindon” skuadrën. Ja programi i stërvitjes…

Anglia nuk ka asnjë mundësi për të zbuluar taktikat e skuadrës së Jogi Lëvit. Forca të shumta policie ruajnë vendin ku stërviten “Pancerat” dhe lëvizjet përreth tij. UEFA ndaloi skuadrën gjermane për t’u stërvitur sot në “Wembley”, në mënyrë që të ruajë tapetin para supersfidës, kështu që Lëv duhet të stërvitet me dyer të mbyllura në një vend tjetër.

Askush nuk mund të hyjë parkimin e “Adidas Centrum”, as ata që punojnë aty. Makina policie dhe trarë të mëdhenj janë vendosur disa metra larg godinës për të mos lejuar askënd të afrohet. Janë vendosur kamera sigurie për të spikatur çdo spiun që do të tentojë t’i afrohet godinës ku qëndron dhe stërvitet skuadra e Lëvit.

Vendi duket njëlloj si të ishte një repart ushtarak. Gazetarët, kameramanët dhe persona të tjerë duhet të regjistrohen në gjashtë të mëngjesit për të hyrë apo marrë pjesë në konferencat për shtyp. Sigurisht të gjithë të identifikuar, vendi ku do të qëndrojnë dhe puna që do të bëjnë është gjithashtu i përcaktuar dhe i monitoruar nga forcat e sigurisë. Anglia do të ketë 0% shanse për të futur gazetarë spiunë. Lëv ka blinduar skuadrën deri në maksimum në vigjilje të sfidës së rëndësishme ndaj anglezëve të martën pasdite.

Askush nuk e di se çfarë po përgatit 61-vjeçari me ndihmësit e tij, madje as mediat gjermane të cilat herë pas here kanë publikuar foto vetëm nga jashtë godinës ku qëndron kombëtarja e Gjermanisë. Kështu parashikohet që të jetë edhe në ndeshjet e mbetura të Europianit, gjithmonë nëse skuadra gjermane do të kalojë “Luanët” në përballjen e zjarrtë të 29 qershorit në “Wembley” të Londrës.

Related posts

Agjenti i MODRIC gëzon INTERIN/ Ai do të bëhet yll në Seria A, do të luajë në Itali…

Isa.Autor

(FOTO) Dëmtimi në derbi ndaj Interit, Kalinic publikon pamjet horror

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Kampionati portugez drejt rihapjes, ministri jep “Ok”

Delo.autor

Leave a Comment