Futboll Sport

STATISTIKA INTERESANTE/ Ja çfarë duhet të dini për përballjen Kroaci-Spanjë…

*Spanja është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kampionatin Europian.

* Në tri ndeshjet e fundit mes Spanjës dhe Kroacisë ka pasur gjithmonë më shumë se tre gola.

* Spanja dhe Kroacia kanë luajtur 8 herë kundër njëra-tjetrës në historinë e tyre dhe bilanci është 4 fitore për Spanjën, 3 për Kroacinë dhe 1 barazim. Katër ndeshjet e para kanë qenë të vlefshme për miqësore, ndërsa katër të fundit janë ndeshje zyrtare.

* Të dyja ekipet u kualifikuan duke fituar ndeshjet në javën e fundit të grupeve. Kroacia fitoi 3- 1 ndaj Skocisë, ndërsa Spanja mundi Sllovakinë 5-0.

* Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me fituesin e duelit mes Francës dhe Zvicrës.

* Robert Prosineçki dhe Davor Shuker ishin autorët e golave të fitores 2-0 të Kroacisë në miqësoren ndaj Spanjës në Valencia.

* Ky është Europiani i gjashtë i Kroacisë që nga koha kur ka marrë pavarësinë. * Për Spanjën është pjesëmarrja e shtatë radhazi në Kampionatin Europian.

Related posts

CR7 AKUZOHET PËR EGOIZMIN E TEPRUAR/ Solskjaer mbron Ronaldon: Ne e dimë se çfarë mund të bëjë

Delo.autor

“PREKJE MAGJIKE”/ Shikoni supergolin e realizuar nga Di Maria

F.autor

ZYRTARE/ LeBron James firmos me LA Lakers për 4 sezone 

Isa.Autor

Leave a Comment