Futboll Sport

SFIDA PORTUGALI-FRANCË/ Kampioni i botës sfidon idhullin e tij

Sot luhet një tjetër finale e parakohshme e Euro 2020. Portugali-Francë mbart në vetvete edhe sfida brenda sfidës. Një e tillë është ajo mes Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe.

Portugezi është idhulli i kampionit të botës, por sonte kërkon ta mposhtë, për të vijuar ai ndoshta stafetën e më të mirit të botës. Mbappe nuk ka shënuar ende në këtë Evropian, ndoshta do ta bëjë pikërisht ndaj Portugalisë. Ndërsa Ronaldo është në kuotën e 3 gola, nëse vijon më tej, mund të shpallej edhe shënuesi më i mirë.

Cristiano mbylli edicionin e fundit të Serie A me 29 gola të shënuar me 66 goditje në kuadratet rivale. Në total, gjatë sezonit juventin ka pasur 75 “raste të pastra”, çka do të thotë se ai e çon topin në rrjetë 1 herë në çdo 2.58 goditje. Disi më mirë në këtë aspekt Mbappe, i cili mbylli kampionatin francez me 27 gola që erdhën pas 52 goditjesh në kuadratet rivale.

Nëse Mbape dallohet për shpejtësinë e tij 37.4 km/h, çka e bën më të mirin e kompeticionit, edhe Ronaldo po mban një ritëm të lartë siç u pa të shtunën kundër Gjermanisë. Kush do të fitojë? Vështirë ta thuash, por një gjë është e sigurtë, miqësia mes tyre do të mbetet, pavarësisht diferencës së moshës.

Related posts

“BËJ RITUALET VUDU PREJ M**I, KËRRIÇ”/ Ibrahimoviç dhe Lukaku kanë inate të vjetra që prej kohës në Angli

Delo.autor

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Merret vendimi, ja kur fillon sezon i ri i Premier League

Delo.autor

Leave a Comment