Boks Sport

BËN PARASHIKIMIN PËR DUELIN WILDER-TYSON FURY/ Joshua: Po e nënvlerësojnë, ja kush e fiton…

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, ka zgjedhur Tyson Fury si fitues të revanshit që britaniku do të zhvillojë më 22 shkurt ndaj amerikanit Deontay Wilder. Sipas Joshua, patrioti i tij i ka të gjitha mundësitë për ta fituar këtë revansh dhe sipas tij Fury shpesh nënvlerësohet për fuqinë e tij.

“Unë mendoj se Fury do ta fitojë këtë sfidë. Wilder e ka të qartë se ka vetëm një mënyrë për ta fituar duelin: Ta hedhë Fury “KO”, ta nxjerrë jashtë para raundit të 12-të. Ai nuk arriti ta bëjë këtë gjë herën e parë, ndaj dyshoj se do ta bëjë këtë herë”, u shpreh Joshua.

“Për sa i përket Fury, ai duhet ta godasë fort disa herë Wilder ose ta hedhë “KO” që ta fitojë duelin. Fury ka shumë arsenal brenda vetes, ndaj unë anoj në anën e tij në këtë përballje. Fury mund ta godasë fort Wilder edhe pse njerëzit e nënvlerësojnë shumë fuqinë e tij”, tha Joshua.

“Fury është një boksier shumë i mirë. Edhe Wilder është i jashtëzakonshëm, ka një të djathtë të fuqishme. Por nëse arrin ta eliminosh atë, mund të mposhtet. Unë i uroj suksese Fury, do të ishte e jashtëzakonshme të kishim një duel britanikësh për unifikimin e titujve kampionë”, tha Joshua.

Related posts

GOLA QESHARAKË NË KUPË/ Shikoni çfarë “mrekullish” bëri Kastrioti sot ndaj Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

HEQ DORË NGA “TELENOVELA” MBAPPE/ Ja 3 transferta të mëdha që Zidane kërkon në verën e ardhshme

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Bayern Munchen bën një SUPER blerje dhe hyn në histori

Isa.Autor

Leave a Comment