Futboll Premier League Sport

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ofertë stratosferike, Manchester United pranë transferimit të yllit të Dortmundit…

Xhadon Sanço pranë transferimit tek skuadra e Mançester Junajtid. Sipas asaj që shkruan prestigjiozja gjermane “BILD”, pas një faze pauze tani duket se palët janë ulur përsëri në tavolinë dhe akordi mund të mbyllet në ditët në vijim.

Klubi i Dortmundit parimisht refuzoi ofertën e parë me shifrën e 70 milionë eurove, por gjatë ditëve kjo ofertë filloi të ngrihej dhe tani ka shkuar në 85 milionë euro, 5 milionë më pak të kërkuara nga klubi gjerman për yllin britanik.

Sanço e njeh mirë Anglinë dhe sidomos qytetin e Mançesterit pasi më parë ka qenë pjesë e Sitit. Gjatë sezonit të kaluar sulmuesi 21-vjeçar u aktivizua në total në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku e tundi rrjetën plot 16 herë dhe dhuroi 20 asist, duke qenë një ndër lojtarët kryesor të Borusia Dortmund së bashku me Erling Haland.

Related posts

STATISTIKAT/ Derbi i Madonninës, në mbrëmje sfida e 224 Milan-Inter

Delo.autor

Bernard Challandes zbulon 23 lojtarët e Kosovës për dy miqësoret e Francës

Q.Autor

DEBUTOI NË LA LIGA/ Ja reagimi i “Pleshtit” ndaj 14-vjeçarit që shkroi historinë me Barcelonën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment