Futboll Sport

“SKA RËNDËSI SE KUSH JE, TË GJITHË DUHET TA MERITOJNË”/ Low kërcënon yjet: Te Gjermania luan ai që është më i miri

Gjermania do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e dytë dhe të fundit testuese përpara kampionatit Europian që nis të premten. Trajneri Joakim Lëv “kërcënoi” lojtarët që nuk e ndiejnë veten gati me ulje në stol.

Sa e rëndësishme ishte kjo javë e fundit në aspektin e përgatitjeve?

Nuk mund ta them me saktësi rezultatet, pasi më duhet të pres edhe ndeshjen e nesërme (sotme). Do të kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur pas ndeshjes me Letoninë. Mund të them që djemtë ndihen në formë dhe për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë dëmtim, me përjashtim të Humelsit, i cili kishte dhimbje në gju pas ndeshjes së fundit. Kemi biseduar me të gjithë lojtarët, u kemi kërkuar që të japin maksimumin. Ata të cilët kanë ardhur nga kampionati anglez janë ende prapa me rendimentin dhe këtë duhet ta ndryshojmë.

Do ta luajë Manuel Nojer ndeshjen e 100-të?

Manuel do të jetë nesër (sot) në fushë dhe do të luaj ndeshjen e tij të 100-të. Ai duhet të jetë krenar që ka arritur këtë shifër. Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, ende nuk e kam vendosur se kë do të hedh në fushën e lojës. Më duhet të marrë shumë gjëra në konsideratë.

Do të eksperimentoni me formacionin?

Do të ketë disa ndryshime, kjo është e qartë. Prandaj janë edhe këto ndeshje, për të provuar diçka të re. Por, nuk dua që të rrezikoj shumë. Kemi punuar mirë në stërvitje dhe gjërat që kemi bërë atje dua që t’i praktikojmë në ndeshje.

Do të ketë një rreshtim me tre apo katër mbrojtës?

Duhet të jemi kompaktë në të gjithë fushën. Dua një skuadër fleksibël që përshtatet me lojën e kundërshtarit dhe pse prefeoj që të jemi ne ata që do të kontrollojë lojën. Nuk ka rëndësi nëse luajmë me tre apo katër, nëse e ke emrin Kros, Kimish apo Gyndoan. Të gjithë duhet të luajnë me përkushtim dhe me disiplinën e duhur. Nëse dikush nuk e bën, mund të shkojë në shtëpi.

Si është gjendja e Kros?

Toni erdhi pa pasoja nga COVID. Është stërvitur lehtë dhe në ditën e parë këtu është përgatitur ashtu siç e njohin të gjithë. Gjithsesi, do t’i duhet edhe pak kohë për të ardhur në formën e tij më të mirë.

Si është humori në skuadër?

Është një klimë ndryshe nga Botërori i 2018-ës. Atëherë ishte një situatë e vështirë dhe një klimë e zymtë që në start. Por, nuk dua të kthehem prapa, më pëlqen të shoh situatën aktuale. Shoh një skuadër entuziaste dhe të bashkuar. Komunikimi me lojtarët është më i lirshëm. Më pëlqen që ka edhe përplasje mendimesh, kjo i bën mirë frymës së grupit.

Related posts

THYHET MË NË FUND MAN.CITY/ Arteta nuk e fsheh gëzimin: Mposhtëm ekipin më të mirë në botë

F.autor

PSG/ Unai Emery ka një lajm të rëndësishëm për të ardhmen

Sadik.Autor

“REALI E KA HEDH NË RRUGË”/ Kampioni i botës: Dua ta shoh ISCON duke luajtur te…

Isa.Autor

Leave a Comment