Futboll Sport

SPANJA RREZIKON ELIMINIMIN NGA “EURO 2020″/ Enrique nuk shqetësohet: Jemi si ajo shampanja që…

Luis Enrique është i sigurt te Spanja e tij. Pavarësisht nga dy barazimet në dy ndeshjet e para të Euro 2020, trajneri i ekipit kombëtar spanjoll foli në konferencën për shtyp në funksion të ndeshjes vendimtare të mbrëmjes së sotme me Sllovakinë:

“Sa i shqetësuar jam nga 1 në 10? Do të thoja 7. Unë kam logjikën e shqetësimit të atyre që e dinë se meritojnë më shumë sesa rezultatet që kanë arritur deri më tani.

Megjithatë, më e mira që mund të bëj është të motivoj djemtë e mi në mënyrë që ata të shprehen më së miri në fushë.

Ne jemi si një shishe shampanjë që pret të shpërthejë! Na duhet vetëm një fitore për t’u kthyer në majë. Loja që ekipi im shprehu ishte e shkëlqyeshme në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, pavarësisht nga rezultatet”.

Spanja aktualisht është e treta në renditje në Grupin E me 2 pikë. Para Roja gjejmë Suedinë me 4 pikë dhe Sllovakinë me 3; e fundit e klasës Polonia me vetëm 1 pikë.

Related posts

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Delo.autor

OFERTA E BUJSHME NGA KATARI/ 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit (FOTO)

Delo.autor

PASI E KISHTE “MBUSHUR KUPËN” NË FUSHË/ Tifozët napoletanë e shanë nga nëna, Vidal iu përgjigjet me “forca Juve”! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment