Futboll Sport

SPANJA TRIUMFOI ME “MANITA”/ Ukraina e Shevchenkos shkruan historinë dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ve

Fitorja e thellë e Spanjës ndaj Sllovakisë ka kualifikuar më tej dhe Ukrainën e Andriy Shevchenkos e cila po priste pikërisht këtë ndeshje për të mësuar fatin e saj.

Ukrainasit ndodheshin ne vendin e katërt në renditjen e vendeve të 3-ta më të mira të grupeve, duke grumbulluar vetëm 3 pikë në 3 ndeshje dhe një golavarazh 4:5.

Por fitorja e Spanjës ka ndryshuar gjithçka, me iberikët të cilët kualifikohen si vend i dytë në Grupin E dhe zbritën Sllovakinë në vendin e tretë, por këta të fundit kanë golavarazh më negativ krahasuar me Ukrainën.

Skuadra e Shevçenkos bën kështu një arritje historike duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në raundin e 1/8-ve.

Related posts

PUSHIME NË JAHTE/ Pamjet e nxehta të futbollistit 24-vjeçar me të dashurën (FOTOT)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Real Madrid-Bilbao në “Bernabeu”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani…

Isa.Autor

Leave a Comment