Futboll Sport

STATISTIKA INTERESANTE/ Ja çfarë duhet të dini për përballjen Francë-Zvicër…

• Sot në orën 21:00, Franca do të përpiqet të zgjasë serinë e saj pa humbje në ndeshjet zyrtare kundër zviceranëve kur do të përballet me ta në “Arenën Kombëtare” të Bukureshtit.

• Kampionët e botës përfunduan Grupin F në vendin e parë, pavarësisht një fitoreje të vetme në tri ndeshje dhe dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Zvicra u kualifikua nga Grupin A si një nga të tretat më të mira.

• Rezultatet e Zvicrës në 38 ndeshje kundër Francës përbëhen nga 12 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje.

• Të dy këto kombëtare barazuan dy herë në kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2006, dhe më pas u barazuan përsëri në të njëjtin grup, duke barazuar 0-0 në ndeshjen hapëse në Shtutgart.

• Një histori krejtësisht e ndryshme në fazën e grupeve të Kupës së Botës FIFA 2014 në Brazil, kur Franca e Didie Deshampit mposhti Zvicrën e Otmar Hitcfeldit 5-2 me pesë shënues të ndryshëm.

Olivie Zhiru, Karim Benzema dhe Musa Sisoko shënuan për Francën, ndërsa Granit Xhaka shënoi golin e dytë të Zvicrës. Hygo Loris, Rafael Varan, Antuan Grizman (si zëvendësues) dhe Pol Pogba ishin në fushë për Francën, ndërsa Rikardo Rodrigez, Xherdan Shaqiri, Haris Seferoviç dhe Admir Mehmedi filluan për Zvicrën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Hudson-Odoi preket nga epidemia, izolohet Chelsea dhe shqiptari

Delo.autor

E TRISHTË/ Portierit të Kamzës i ndodh tragjedia

Isa.Autor

Finalja në orën 20:45, Marseille vs Atl. Madrid, për Championsin dhe titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment