Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Spanjë. Rezultati 3-5

Kroacia dhe Spanja do të takohen në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2020. Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Për këtë sfidë, kroatët do të jenë pa Dejan Lovren që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Ivran Perisic që është i infektuar me coronavirus. Në anën tjetër, Furia e Kuqe do të ketë mungesën e David de Geas që mungon shkaku i një lëndimi, e në vend të tij do të jetë Unai Simon.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e duelit tjetër që luhet sonte nga ora 21:00, mes Zvicrës dhe Francës.

 

LIVE/ Kroaci -Spanjë 3-5

Pedri 20′ (autogol), Orsiç 85′, Pasaliç 90+2′ / Sarabia 38′ , Aspilikueta 57′ , F.Torres 76, Morata 100′ , Ojarzabal 104′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! Spanja kualifikohet në fazën çerekfinale! 

120′ Akordohet 1 minutë shtesë.

120′ Shtylla i mohon golin e gjashtë Spanjës, pas tentativës së Dani Olmos.

115′ Tjetër mundësi shënimi për spanjollët me anë të Moratës, gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

113′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Modriç, vendin e tij e merr Ivanuseç.

106′ Kroacia provon të shënojë golin e katërt me Budimir, po gjuajtja e tij brenda zonës, shkoi ngjitur me shtyllën.

105′ Mbyllet 15 minutat e para të shtesës.

104′ GOOOOL SPANJA 3-5/ Dorëzohen kroatët. Ojarzabal shënon edhe golin e pestë për iberikët. Pas asistit fantastik të Olmos, futbollisti i Sosiedadit nuk fali brenda zonës. 

101′ Zëvendësim te Spanja, largohet Buskets, vendin e tij e merr Rodri.

100′ GOOOOL SPANJA 3-4/ Më në fund realizon edhe Alvaro Morata. Sulmuesi i Juventusit “shpluros” spaletat, duke shënuar një gol mjaft të bukur me të majtën brenda zonës. 

96′ Sa pranë golit të katërt Kroacia, Kramariç shpërdoron një shans të artë. Gjuajtja e tij nga shumë pranë vijës fatale u ndal nga portieri.

92′ Pranë golit të katërt Kroacia, me Orsiç, tentativa e tij shkon mbi portën e Simon.

91′ Startojnë 15 minutat e para të shtesës!

Koha e rregullt mbyllet në barazim, skuadrat do t’i drejtohen minutave shtesë, 2 pjesë nga 15 minuta. 

90+2′ GOOOOOL KROACIA 3-3/ Ndeshje dramatike, Pasaliç vendos baraspeshën! Pas një harkimi nga e majta, mesfushori i Atalantës goditi saktë me kokë duke tronditur iberikët. 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Spanja, largohet nga fusha Ferran Torres në lojë Ojarzabal.

85′ GOOOOOL KROACIA 2-3/ Rihapet sërish sfida! Shënon Orisiç. Pas një rrëmuje në zonë, gjyqtari turk sinjalizon se topi e ka kaluar vijën fatale. Ballkanasit tentojnë mrekullinë. 

79′ Dy zëvendësime te Kroacia, largohen Vlasiç dhe Kovaçiç, në fushë Budimir dhe Pasaliç.

76′ GOOOOOL SPANJA 1-3/ Fantastik Ferran Torres! Pas dy asiste, kësaj here gjen vet rrugën e rrjetës, duke “hipotekuar” kualifikimin e iberikëve. Sulmuesi i Sitit përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe nuk fal. 

73′ Brozoviç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

71′ Spanja kryen dy zëvendësime, largohen Sarabia dhe Garsia, në lojë Olmo dhe Pau Torres.

67′ Pranë golit të barazimit Kroacia me anë të mbrojtësit Gvardiol, por portieri Simon ndal mjaft bukur topin, duke shpëtuar një gol të sigurt.

67′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Rebiç, vendin e tij e merr Orshiç.

66′ Kroacia provon me Rebiç, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkon drejt e në duart e portierit.

57′ GOOOOOL SPANJA 1-2/ Iberikët përmbysin rezultatin. Aspilikueta bën bomberin brenda zonës, duke shënuar me kokë brenda zonës! 

46′ Starton pjesa e dytë, Daliç kryen menjëherë zëvendësim, largohet Petkoviç në lojë Kramariç.

Përfundon pjesa e parë

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Minuta spektakolare, me të dyja skuadrat që kanë prodhuar një rritëm të kënaqshëm loje. Disi më kërkues iberikët e Luis Enrikes.

38′ GOOOOOL SPANJA 1-1/ Vendoset baraspesha në Kopenhagen. Sarabia gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi iberik nuk fal brenda zonës me të majtën, duke mposhtur portierin kroat. 

36′ Spanja provon të reagojë, Morata devijon goditjen e Aspilikuetës nga distanca, por jashtë kuadratit.

26′ Sërish rrezikshëm ballkanasit, me Kovaçiç, tentativa e tij brenda zonës, shkoi mbi traun e Unai Simon.

24′ Kroacia merr zemër pas kalimit në avantazh dhe provon të dyfishojë me Vlasiç, por gjuajtja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

20′ GOOOOOL KROACIA 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh në Kopenhagen! Shënohet një autogol i çuditshëm nga iberikët, ku fajtor absolut është portieri Unai Simon! 

19′ Vida prek topin me dorë brenda zonës, pas topit të gjuapor për gjyqtarin Çakir gjithçka e rregullt.

16′ Rast i artë për Spanjën, e pabesueshme çfarë shpërdoron Koke, pas asistit fantastik të Pedrit, nuk iu besojnë syve iberikët.

12′ Sërish rrezikshëm Spanja, me Moratën që provon me të majtën, por gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme.

3′ Minuta mjaft të mira për iberikët, që janë hedhur menjëherë në sulm në kërkim të golit! Kombëtarja e Luis Enrikes ushtron presion të vazhdueshëm në zonët e ballkanasve.

1′ Ka nisur sfida në Kopenhagen

Related posts

CHAMPIONS/ Liverpool-i fluturon në gjysmëfinale, edhe milionerët e Manchester Cityt mes katër më të mirave të Europës

F.autor

“MË PRIT, ITALI!”/ Mesazhi i Ibrahimoviç, për Milanin apo Interin?

Delo.autor

E NXORËN JASHTË KLUBIT TË NATËS/ Shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me talentin Haaland (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment